Shkrimtari boshnjak, akademiku dhe profesori universitar Xhevat Karahasan vdiq në moshën 70-vjeçare, pas një beteje dyvjeçare me një sëmundje të rëndë, transmeton Kosova Post.
Lajmin për vdekjen e ka konfirmuar familja e tij dhe ka shkruar media austriake
Kleine Zeitung.
Një karrierë e pasur
Lufta në Bosnje dhe Hercegovinë në vitin 1992 e gjeti atë në pozitën e profesorit, më vonë dekanit të Akademisë së Arteve Performuese (ASU) në Sarajevë.
Ai punoi si profesor në Fakultetin Filozofik të Universitetit të Sarajevës, më pas ai vazhdoi si profesor në universitetet e Salzburgut, Innsbruck-ut, Berlinit dhe Bazelit, dhe ishte bursist i DAAD Berlin-it, shkrues i qytetit të Gracit dhe ligjërues për gjuhën boshnjake. Ai ligjëroi në gjuhët kroate dhe serbe në Universitetin e Georg- August në Gottingen.
Në karrierën e tij ai botoi më shumë se njëqind vepra profesionale në revista, antologji dhe libra për autorë të ndryshëm dhe probleme teorike të letërsisë drame, teatri dhe prozë.
Ai botoi ese, tregime dhe studime në revista të njohura evropiane në Sarajevë, Berlin, Romë, Paris, Londër, Pragë dhe qytete të tjera evropiane.
Librat e tij janë përkthyer në njëzet gjuhë të botës.
Në vitin 1990 mori çmimin për romanin më të mirë në ish-Jugosllavi për romanin Divani lindor (Istočni divan).
Ai është gjithashtu fitues i njërit prej çmimeve më të rëndësishme evropiane, Çmimit Goethe për Letërsinë, që mban emrin e shkrimtarit dhe mendimtarit më të gjithanshëm gjerman, Johann Wolfgang von Goethe.