Disa nga ngjarjet, njerëzit dhe datat më me ndikim në historinë botërore që kanë shënuar ditën e sotme, 2 gusht, shkruan Kosova Post.
2 gusht 1865 – U botua për herë të parë libri “Liza në botën e çudirave” i autorit britanik, Lewis Carroll. Sot ai konsiderohet si një prej veprave klasike të letërsisë për fëmijë.
2 gusht 1934 – Lideri nazist, Adolf Hitler, i cili pati nxjerrë jashtë loje të gjithë opozitarët në vend, u shpall fyhrer i Gjermanisë pas vdekjes së presidentit Paul von Hindenburg. Në Gjermani filloi instalimi i regjimit totalitar që do të rezultonte me Luftën II Botërore.
2 gusht 1945 – Përfundoi Konferenca e Postdamit, e cila mblodhi krerët e shteteve fituese të Luftës II Botërore. Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës – Harry Truman, Kryeministri i Anglisë – Winston Churchill dhe lideri i Bashkimit Sovjetik – Joseph Stalin, përfunduan takimin në Potsdam për të ardhmen e botës pas Luftës II Botërore duke rënë dakord që Gjermania të ndahej në 4 zona të pushtuara, të cilat do të administroheshin nga një komandant amerikan, britanik, francez dhe sovjetik.
2 gusht 1990 – Ushtria e Irakut filloi pushtimin e Kuvajtit me urdhër të Saddam Husseinit. Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe aleatet e saj i kërkuan Saddamit që t’i japë fund pushtimit urgjentisht. Por ai e refuzoi ultimatumin në fjalë duke u bërë shkak për shpërthimin e Luftës I të Gjirit.