Disa nga ngjarjet, njerëzit dhe datat më me ndikim në historinë botërore që kanë shënuar ditën e sotme, 23 mars.
23 mars 625 – Ushtria islame nën udhëheqjen e Profetit Muhamed (s.a.v.) u përball me paganët e Mekës në Betejën e Uhudit. Asnjëra nga palët nuk arriti të sigurojë fitoren.
23 mars 1933 – Pak kohë pas shkatërrimit të Parlamentit të Gjermanisë (Reichstag) nga zjarri i 27 shkurtit, Presidenti Hindenburg dekretoi aktin e miratuar nga Parlamenti duke i dhënë qeverisë, rrjedhimisht Adolf Hitlerit, kompetenca diktatoriale që eliminonin të drejtat dhe liritë individuale.
23 mars 2011 – Aktorja e famshme anglo-amerikane, Elizabeth Taylor, laureate e 2 çmimeve Oskar, u nda nga jeta në moshën 79-vjeçare për shkak të insuficiencës kardiake.
23 mars 2014 – Forcat Ajrore të Turqisë rrëzuan një avion luftarak të regjimit sirian pasi kishte shkelur në mënyrë të përsëritur hapësirën ajrore turke.