Disa nga ngjarjet, njerëzit dhe datat më me ndikim në historinë botërore që kanë shënuar ditën e sotme, 24 janar, shkruan Kosova Post.
24 janar 1946… Kombet e Bashkuara themeluan Këshillin Ndërkombëtar të Energjisë Bërthamore. Asambleja e Përgjithshme e OKB-së, kur u mblodh për herë të parë në Londër, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, së bashku me Anglinë, Rusinë, Kanadanë, Francën dhe Kinën propozuan themelimin e “Komisionit të Kombeve të Bashkuara për Energjinë Bërthamore”. Propozimi u pranua dhe së bashku me 11 vendet anëtare të Këshillit të Sigurimit u themelua Komisioni i Kanadasë.
24 janar 1993… Gazetari dhe shkrimtari Ugur Mumcu humbi jetën në Ankara si pasojë e shpërthimit të makinës së tij, ku ishte vendosur bombë. Pavarësisht se kanë kaluar 26 vjet, atentati nuk është mundur të zbardhet ende.
24 janar 1994… Sateliti i parë i telekomunikacionit të Turqisë, Turksat 1A ra në oqean 12 minuta e 12 sekonda pasi u lëshua në hapësirë.
24 janar 2001… Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së rrethit Dijarbakër (Diyarbakır), Gaffar Okkan, 4 truprojat dhe shoferi u vranë në një atentat me armë. Okkan, i cili kishte luftuar me vite të tëra kundër PKK-së dhe Hizbullahut, kishte luajtur një rol të rëndësishëm në rrënimin e Hizbullahut.
24 janar 2004 … Anija kozmike e NASA-s, Opportunity, 2 javë pas anijes së saj binjake, Spirit u ul në sipërfaqen e Marsit. Opportunity, që nijet si anija zbuluese-B e Marsit ose “MER-B”, si pjesë e programit të NASA-s për zbulimin e Marsit, ishte hedhur në hapësirë në 7 korrik 2003 dhe në 24 janar 2004 ishte ulur në rrafshnaltën “Meridiani Planum” në Mars.