Disa nga ngjarjet, njerëzit dhe datat më me ndikim në historinë botërore që kanë shënuar ditën e sotme, 3 maj, shkruan Kosova Post.
3 maj 1481 – Sulltan Mehmet Ngadhënjimtari, sovrani i 7-të i Perandorisë Osmane, u nda nga jeta në moshën 49-vjeçare. Ky perandor botëror, i cili ngadhënjeu Stambollin teksa ishte vetëm 21 vjeç duke i dhënë fund periudhës mesjetare dhe filluar një epokë të re, me këtë triumf të jashtëzakonshëm shënoi edhe rënien e sundimit 1.000-vjeçar të Perandorisë Bizantine.
3 maj 1979 – Margaret Theçër, kryetare e Partisë Konservatore të Mbretërisë së Bashkuar, u zgjodh kryeministre duke u bërë e para grua në këtë pozitë që kur posti i kryeministrit u krijua në këtë vend në vitin 1721. Ajo është njëherësh edhe gruaja e parë që mbajti postin e kryeministrit në Evropë. Vetëm pak pasi mori drejtimin e qeverisë britanike, një gazetar sovjetik e quajti atë “Zonja e Hekurt”, një epitet që karakterizoi politikën e saj pa kompromis dhe stilin e saj udhëheqës. Theçër ishte një prej emrave që orientoi politikën botërore për më se një dekadë.
3 maj 1993 – Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara e shpalli këtë datë si “Dita Botërore e Lirisë së Shtypit” për të rritur ndërgjegjësimin mbi rëndësinë e lirisë së shtypit dhe për t’u kujtuar qeverive detyrën e tyre për të respektuar dhe mbështetur të drejtën e lirisë së shprehjes, garantuar sipas Artikullit 19 të Deklaratës Universale për të Drejtat e Njeriut.