Kanadaja mban fjalën, fillon dërgimin e tankeve Leopard 2 në Ukrainë

Kanadaja është vendi i dytë pas Gjermanisë, që pas premtimeve të dhëna ka filluar me dërgimin e tankeve Leopard 2 në Ukrainë.

Të shtunën ministria kanadeze e Mbrojtjes, ka publikuar pamjet e transportimit të dy tankeve nga katër sa i ka premtuar t’i dërgojë në Ukrainë, të cilët shihen duke u futur në një aeroplan transportues C-17 në Halifax që për destinacion ka Poloninë nga ku më pas do t’i dorëzohen ukrainasve.

Për dallim nga Gjermania e cila pas presionit pranoi të dërgojë tanket në Ukrainë, Kanadaja ka vepruar edhe para Polonisë që kishte proklamuar publikisht dërgimin e Leopard 2.

E në “klubin” e vendeve që premtuan dërgimin e Leopard 2 në Ukrainë është edhe Portugalia, ndërsa vetëm Kanadaja dhe Gjermania kanë filluar dërgimin e tyre.

Kanadaja ka 82 tanke Leopard 2 në tri versione A4, 2A4M dhe A6M. Nga ky numër në versionin A4 i ka 42 sosh, në 2A4M i ka 20 dhe në 2A6M gjithashtu 20 sosh.

 

Të ngjajshme

AlbanianBosnianEnglishGermanTurkish

Tjera nga rubrika