Kandidati për deputetë nga Vetëvendosje, Ilir Aliu Kapiti, ka falënderuar gjithë qytetarët për mbështetjen gjatë fushatës zgjedhore, ndërsa ka ftuar qytetarët që të jenë mirë të informuar derisa hedhin votën kandidatëve, shkruan Kosova Post.
Tutje ka shkruar Kapiti në Facebook se qytetarët janë ata të cilët mund ta bëjnë më të mirën për vendin nëse e ushtroni të drejtën e votës për angazhimin “Krejtdhedrejt”.
‘Ju mund të bëni më të mirën e mundshme për Kosovën, nëse angazhoheni KREJT DHE DREJT dhe nëse e ushtroni të drejtën tuaj të votimit. Me punë dhe përpjekje të përbashkëta ne mund ta bëjmë Kosovën një shtet me arsimim cilësor, drejtësi të fortë dhe punësim të barabartë për të gjithë”, ka shkruar Kapiti në Facebook.
Postimi i plotë:
Dua t’ju falënderoj përzemërsisht për përkrahjen tuaj gjatë kësaj fushate zgjedhore tejet të rëndësishme për të ardhmen e Kosovës.
Ndërsa zgjedhjet e 14 shkurtit po afrohen, ju inkurajoj të gjithëve që të informoheni mirë për kandidatin që do ta votoni, për të kuptuar sa do të ndikojnë këto zgjedhje në mirëqenien, familjen dhe komunitetin tuaj.
Ju mund të bëni më të mirën e mundshme për Kosovën, nëse angazhoheni KREJT DHE DREJT dhe nëse e ushtroni të drejtën tuaj të votimit. Me punë dhe përpjekje të përbashkëta ne mund ta bëjmë Kosovën një shtet me arsimim cilësor, drejtësi të fortë dhe punësim të barabartë për të gjithë.
Edhe njëherë, ju falënderoj shumë për mbështetjen dhe angazhimin tuaj gjatë kësaj fushate zgjedhore.
KREJT DHE DREJT!
Me respekt,
Ilir Aliu Kapiti – Voto 100
Voto 127 Lëvizja VETËVENDOSJE!