KEDS, për nder të Muajit të Shenjtë të Ramazanit, ka shtruar iftar për besimtarët myslimanë, njofton Kosova Post.
Kryeshefi Ekzekutiv i KEDS, z. Alpin Dogan, i shoqëruar nga Ambasadori i Republikës së Turqisë në Kosovë, Shkëlqesia e Tij, Z. Tunç Angılı, morën pjesë në iftar bashkë me shumë besimtarë myslimanë në tendën e vendosur mbi Pallatin e Rinisë në Prishtinë.
Pjesëmarrës në iftarin e shtruar nga KEDS-i ishin rreth 2000 besimtarë. Z. Dogan i uroi ata që Ramazani të sjellë mirësi për të gjithë dhe të kenë agjërim të lehtë.
Iftari u organizua në “çadrën e agjërimit”, e cila u bë tashmë traditë në Kosovë që disa vjet, e cila është ngritur në Prishtinë nga Fondacioni ““Eyüp Sultan”.