Tashmë kur po bashkëjetojmë me diskursin social të krizës energjetike në vend dhe shumat e larta që mund të faturohen si rezultat i përdorimit të energjisë elektrike për ngrohje nga një numër i caktuar i konsumatorëve tanë, ekspertët e KEDS-it kanë dalë me një rekomandim se si të menaxhohen faturat e larta.
KEDS thekson se si referencë janë marrë objektet banesore, të cilat mesatarisht kanë gjashtë ose tetë radiatorë për ngrohje, krahasuar me objektet shtëpiake që kanë nëntë deri në dymbëdhjetë sosh.
Nëse këtë kursim e përkthejmë në ngarkesë totale, atëherë ky kursim e zvogëlon këtë ngarkesë përafërsisht 6-8% përgjatë 24 orëve.
Përmbajuni këtij sugjerimi të ekspertëve tanë që të mos e dëmtoni xhepin tuaj dhe lehtësojini ngarkesat që shkaktohen në sistemin elektro-energjetik nga ngrohja.