Drejtori i Përgjithshëm i Klan Kosova, Adriatik Kelmendi, vlerëson se Anton Quni nuk do të mbetet pa pasë ndonjë prej pozitave të rëndësishme në parti pas tërheqjes nga gara për kryetar.
“Quni ka qenë i pari që ka shpall kandidaturën publikisht. Nuk janë pritur që do të jenë katër kandidatë. Deri më tani kanë qenë dy kandidatë dhe ndonjë që ka qenë me pak gjasa”.
“Kandidatët këtë herë kanë pasur marrëdhënie të shkëlqyera me njëri-tjetrin dhe ka pasur hapësirë që të diskutojnë mes vete dhe të kenë marrëveshje ose dakrodim pas kuvendit. Nuk besoj se Quni do të mbetet pa ndonjë nga pozitat qendrore. Mund të ketë ndonjë marrëveshje ose dakordim që mbështetja për Qunin të shkojë për ndonjërin nga kandidatët”, është shprehur Kelmendi, duke folur për tërheqjen e kandidaturës së Qunit, njofton Klan Kosova.
Kelmendi ka shtuar se gara për Kryetar të LDK-së do të zhvillohet në mes të Lutfi Hazirit dhe Lumir Abdixhikut.
“Gara kryesisht do të zhvillohet në mes dy “L”-ve. Haziri është meritor për shumë nga ato që kanë ndodhur në LDK. Ka marrë mbi supe barrë të rëndë kur nuk ka qenë shumë lehtë. Abidixhiku duket se gëzon simpati edhe përtej votuesit të LDK-së. Do të krijonte hapësirë për t’u rikthyer disa nga votuesit që kanë ikur”.