Kënga e re e Bebe Rexhës me David Guettan ngjitet në vendin e parë si kënga më e dëgjuar në botë, sipas iTunes

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, është rikthyer në majë të top-listave muzikore.

Bashkëpunimi i saj me DJ David Guetta, “I’m good (Blue)”, ka tash e sa javë që qëndron e renditur lart në top listat e Spotify, Apple Music, Shazam dhe iTunes.

Në këtë të fundit, ajo ka arritur që të renditet e para si kënga më e dëgjuar e momentit në mbarë botën.

Foto: iTunes Global

“I’m good (Blue)”, lë para në vend të dytë “As it was” nga Harry Styles” dhe “Keep me Closer” nga Britney Spears dhe Elton John.

Kënga e artistes me origjinë shqiptare përndryshe do të publikohet këto ditë edhe me klip, të cilin dyshja e xhiruan pak ditë më parë në Ibiza.

“I’m good (Blue)”, përndryshe ka qëndrruar për disa javë rresht e para edhe në ‘Official Charts’, e cila është top-lista zyrtare e kalkulimeve të këngëve më të dëgjuara të momentit në Mbretërinë e Bashkuar.

Të ngjajshme

AlbanianBosnianEnglishGermanTurkish

Tjera nga rubrika