Kosovapost.net
  • LAJME
    • Të gjitha
    • KOMUNË
    • KOSOVË
    • RAJON
    • SOCIALE
    • Zgjedhjet2021
    Kryeministri Kurti festoi 30 vjetorin e Maturës (Foto)

    Kurti uron SHBA-në për 250-vjetorin e Pavarësisë: Parimet e 1776-ës mbeten themel i lirisë moderne

    FSK dhe partnerët amerikanë realizojnë “Vrapin e Rreshter Majorit” në Gërmi për 250-vjetorin e SHBA-së

    FSK dhe partnerët amerikanë realizojnë “Vrapin e Rreshter Majorit” në Gërmi për 250-vjetorin e SHBA-së

    Me ngjyrat e flamurit amerikan u ndriçu ndertesa e Qeverisë, ndërsa Kurti uroi SHBA-në me rastin e 250-vjetorit të Pavarësisë

    Me ngjyrat e flamurit amerikan u ndriçu ndertesa e Qeverisë, ndërsa Kurti uroi SHBA-në me rastin e 250-vjetorit të Pavarësisë

    Shqipëria shpenzon 570.3 milionë dollarë për mbrojtjen

    Shqipëria shpenzon 570.3 milionë dollarë për mbrojtjen

    Njoftim nga KEDS-i për punimet në rrjet

    Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rrymës të shtunën

    Konjufca vizitë në Nigeri: Kosova pret me padurim të forcojë marrëdhëniet mes dy vendeve

    Konjufca vizitë në Nigeri: Kosova pret me padurim të forcojë marrëdhëniet mes dy vendeve

    Ekstradohen dy kosovarë nga Gjermania, ishin në kërkim ndërkombëtar

    Ekstradohen dy kosovarë nga Gjermania, ishin në kërkim ndërkombëtar

    Prattipati: Kosova e kupton vlerën e sovranitetit

    Prattipati: Kosova e kupton vlerën e sovranitetit

    ​Haxhiu vizitoi AKI-në: Fuqizimi i kapaciteteve, thelbësor për sfidat e së ardhmes

    ​Haxhiu vizitoi AKI-në: Fuqizimi i kapaciteteve, thelbësor për sfidat e së ardhmes

  • BOTË
  • SHËNDETËSI
  • EKONOMI
  • OP / ED
  • KULTURË
    • Të gjitha
    • Art dhe letërsi
    • Fotografia e ditës
    • Kalendari Historik
    • Kuriozitete
    Shakira dëshiron bashkëpunim me Dua Lipën: “Ajo është e jashtëzakonshme” (VIDEO)

    Shakira dëshiron bashkëpunim me Dua Lipën: “Ajo është e jashtëzakonshme” (VIDEO)

    Kurti viziton Panairin e Librit “Prishtina 2026”

    Kurti viziton Panairin e Librit “Prishtina 2026”

    Një maratonë 3-ditore dashurie/ Dua Lipa do të martohet në rrënojat antike të Palermos

    Një maratonë 3-ditore dashurie/ Dua Lipa do të martohet në rrënojat antike të Palermos

    Diaspora shqiptare sot dhe fryma e gjallë romantike

    Diaspora shqiptare sot dhe fryma e gjallë romantike

    Kosova merr çmimin kryesor “Grand Prix” në Spanjë

    Kosova merr çmimin kryesor “Grand Prix” në Spanjë

    Këta janë fituesit e Oscars 2026

    Këta janë fituesit e Oscars 2026

    Ontologjia e lidhjes: Filozofia e duasë si dialog me të Përjetshmin

    Ontologjia e lidhjes: Filozofia e duasë si dialog me të Përjetshmin

    Trump e quan Robert De Niron ‘të sëmurë dhe me demencë’, pas deklaratave të aktorit për bojkotim ndaj presidentit amerikan

    Trump e quan Robert De Niron ‘të sëmurë dhe me demencë’, pas deklaratave të aktorit për bojkotim ndaj presidentit amerikan

    Filharmonia e Kosovës për herë të parë me koncert në Vjenë, Austri

    Filharmonia e Kosovës për herë të parë me koncert në Vjenë, Austri

    Time Out: Vizitoni Shqipërinë për një përvojë të pasur turistike me kosto të ulët

    Time Out: Vizitoni Shqipërinë për një përvojë të pasur turistike me kosto të ulët

    Rita Ora, protagoniste e himnit zyrtar të “Open Masters Games Abu Dhabi

    Rita Ora, protagoniste e himnit zyrtar të “Open Masters Games Abu Dhabi

    Steven Spielberg fiton Grammy-n e parë me “Music by John Williams”

    Steven Spielberg fiton Grammy-n e parë me “Music by John Williams”

  • SPORT
  • TEMA E DITËS
  • VIDEO
  • AUTO/TECH
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet

Kërkohet paraburgim: Çka thotë dosja e Prokurorisë në rastin e bixhozxhinjve të paligjshëm?

20 Prill 2026, 17:24
në Lajme
Kërkohet paraburgim: Çka thotë dosja e Prokurorisë në rastin e bixhozxhinjve të paligjshëm?
Share on FacebookShare on Twitter

Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit për 19 persona të dyshuar për organizim të bixhozit të paligjshëm dhe lojërave të fatit online, në një rrjet të strukturuar që dyshohet se ka vepruar në disa komuna, ka bërë të ditur prokurori i shtetit Muharrem Prekazi në kërkesën për paraburgim të siguruar nga “Betimi për Drejtësi”.

Sipas kërkesës, nga një datë e pacaktuar e deri më 18.04.2026 në ora 20:30, në lokale të ndryshme, të pandehurit në bashkëkryerje dhe në vazhdimësi, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për vete apo persona të tjerë, kanë organizuar dhe mundësuar zhvillimin e aktivitetit të kundërligjshëm të bixhozit – lojërave të fatit online, të cilat luhen përmes internetit duke përdorur kompjuter, telefona apo tablet, dhe që janë të ndaluara sipas Ligjit Nr.06/L-155.

Në dokument theksohet se “dyshimi i bazuar duhet të mbështetet në prova të artikulueshme”, dhe sipas prokurorisë, me prova të tilla dhe fakte të drejtpërdrejta është vërtetuar ekzistenca e dyshimit të bazuar se të pandehurit kanë kryer veprat penale për të cilat dyshohen, transmeton Klankosova.tv.

Provat e përfshira në rast përfshijnë raporte vëzhgimi policor, përgjime të komunikimeve, incizime audio-video, deklarata dëshmitarësh dhe gjetje gjatë kontrolleve të 18 prillit, përfshirë platforma bastesh në pajisje elektronike dhe shuma të mëdha parash.

Sipas kërkesës, ekziston “rrezik real, konkret dhe i vazhdueshëm” që të pandehurit, nëse lihen në liri, do ta vazhdojnë apo përsërisin aktivitetin e kundërligjshëm, si dhe do të pengojnë procedurën penale duke ndikuar në prova materiale dhe personale.
Në mesin e tyre përmenden si organizatorë apo persona me rol kyç Arbër Berani, Nexhat Maloku, Arsim Islami, Besim Islami, Behxhet Syla, Fahredin Mujka dhe të tjerë, ndërsa pjesa tjetër dyshohet se ka pasur role operative si hapje llogarish, pranim parash dhe menaxhim i aktivitetit.

Lokalet e përfshira në skemë dyshohet se janë “Offside Sport Bar”, “Te Feti”, “Coffe Bar Fisi”, “Elita Bar”, “N’Peron Pub”, “Caffe Time/Game One”, “New York City”, “Te Zogu” dhe “Market Berisha”.

Gjatë aksionit policor janë sekuestruar rreth 156.000–170.000 euro para të gatshme në një lokacion, si dhe pajisje elektronike, automjete dhe armë, ndërsa disa të dyshuar janë ende në arrati.

Sipas Prokurorisë, 19 të dyshuar për bixhoz të paligjshëm – rrjet i organizuar me ndarje rolesh dhe qarkullim të madh parash
Sipas kërkesës së Prokurorisë së Shtetit, ekziston dyshimi i bazuar se në lokalin “Offside 02”, në rrugën “Besim Nuka”, i pandehuri Arbër Berani ka vepruar si organizator i aktivitetit të kundërligjshëm të basteve online, ndërsa të pandehurit Dardan Sahiti dhe Flamur Sahiti kanë vepruar si punëtorë të tij, duke kryer veprime operative të hapjes, mbushjes dhe rimbushjes së llogarive të basteve për persona të ndryshëm. Sipas Prokurorisë, këto veprime janë kryer në bashkëkryerje dhe në vazhdimësi, me qëllim përfitimi të kundërligjshëm pasuror, dhe janë dokumentuar përmes kontrollit të pajisjeve elektronike dhe deklarimeve të vetë të pandehurve, të cilët kanë pohuar se kanë vepruar me urdhër të Arbër Beranit, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Sipas kërkesës së Prokurorisë, përmes masave të veçanta hetimore janë siguruar edhe video-incizime ku Arbër Berani shihet brenda lokalit “Offside 02”, në kontakt të drejtpërdrejtë me të pandehurit e tjerë, çka sipas prokurorisë e lidh atë në mënyrë të drejtpërdrejtë me organizimin dhe mbikëqyrjen e aktivitetit të kundërligjshëm. Po ashtu, në telefonat e të pandehurve janë gjetur platforma të basteve online, të cilat janë përdorur për kryerjen e veprimeve të lartcekura, duke përfshirë hapjen dhe rimbushjen e llogarive.

Sipas Prokurorisë, gjatë kontrollit është hasur edhe i pandehuri Flamur Sahiti, si dhe dëshmitarë dhe klientë të tjerë që kanë pranuar se kanë përdorur shërbimet e basteve në këtë lokal. Në telefonin e Flamur Sahitit janë gjetur të dhëna dhe qasje në platforma bastesh online, ndërsa tek i njëjti janë sekuestruar 3,987.60 euro para të gatshme, të cilat sipas Prokurorisë përbëjnë indicie shtesë për përfshirje në aktivitetin e kundërligjshëm.

Sipas kërkesës së Prokurorisë, në lokalet “N’peron Caffe” dhe “Elita Bar”, të pandehurit Behxhet Syla dhe Fahredin Mujka dyshohen se kanë vepruar si organizatorë, ndërsa Xhevat Syla dhe Shaban Ahmeti si punëtorë të tyre, duke kryer veprime konkrete të menaxhimit të llogarive të basteve online. Prokuroria thekson se nga pajisjet e sekuestruara dhe përgjimet rezulton përdorim aktiv i platformave dhe ndarje e qartë rolesh ndërmjet tyre.

Sipas Prokurorisë, në lokalet “Te Fisi” dhe “Te Daja”, i pandehuri Arsim Islami ka vepruar si organizator, ndërsa Fisnik Debërlluka, Nexhmedin Haziri dhe Besim Islami si punëtorë të tij, duke kryer veprime operative të hapjes dhe menaxhimit të llogarive të basteve. Këto veprime janë vërtetuar përmes përgjimeve dhe kontrollit të telefonave, ku janë gjetur platforma aktive të basteve online.

Sipas Prokurorisë, Nexhat Maloku me rol qendror në administrimin e mjeteve financiare nga bixhozi i paligjshëm
Sipas kërkesës së Prokurorisë, i pandehuri Nexhat Maloku ka pasur rol qendror organizues dhe administrues të mjeteve financiare, pasi gjatë kontrollit në vendbanimin e tij janë gjetur rreth 165,000 euro para të gatshme, si dhe dokumente dhe shënime që e lidhin me bashkëpunëtorët e tjerë. Po ashtu, sipas Prokurorisë, ekziston provë se të pandehurit Raif Sylaj dhe Bujar Muli kanë dorëzuar të hollat tek ai, duke e pozicionuar si qendër të qarkullimit financiar të aktivitetit.

Sipas Prokurorisë, në “Coffee Time” dhe “Game One”, të pandehurit Mensur Selmani dhe Albert Ferati kanë vepruar në bashkëkryerje si organizatorë të aktivitetit të basteve online, duke menaxhuar platforma dhe klientë, ndërsa aktiviteti është zhvilluar në mënyrë të vazhdueshme dhe të strukturuar.

Sipas Prokurorisë, Blerim Berisha dhe Andi Maxhuni kanë kryer veprime operative të hapjes, mbushjes dhe rimbushjes së llogarive të basteve për persona të tjerë, të vërtetuara përmes përgjimeve dhe sekuestrimit të pajisjeve elektronike.

Në rastin e Driton Ukës dhe Arbër Miftarit, sipas Prokurorisë, ekziston bashkëkryerje në menaxhimin e llogarive të basteve online, ndërsa dëshmitarët kanë konfirmuar depozitimin e parave dhe përdorimin e platformave në lokalin “New York”.

Sipas Prokurorisë, Atdhe Rexhepi në lokalin “Te Zogu” ka menaxhuar dhe administruar platforma të basteve online, veprime të dokumentuara përmes telefonit të sekuestruar dhe deklarimeve të dëshmitarëve.

Në vlerësim të përgjithshëm, sipas Prokurorisë, ekziston dyshimi i bazuar se të pandehurit kanë vepruar në bashkëkryerje, me ndarje të qartë rolesh, në kuadër të një rrjeti të organizuar të bixhozit të paligjshëm që është zhvilluar në disa lokale dhe komuna, përmes platformave online, pajisjeve elektronike dhe qarkullimit të konsiderueshëm të parave. Prokuroria vlerëson se provat e administruara – përfshirë përgjimet, video-incizimet, sekuestrimet dhe deklarimet e dëshmitarëve – e mbështesin këtë dyshim dhe e justifikojnë kërkesën për masën e paraburgimit.

Shënim: Personi/personat e përmendur në këtë artikull, prezumohen të pafajshëm deri në një vendim të formës së prerë nga gjykata.
ShpërndajeTweet

Të ngjajshme

Kryeministri Kurti festoi 30 vjetorin e Maturës (Foto)

Kurti uron SHBA-në për 250-vjetorin e Pavarësisë: Parimet e 1776-ës mbeten themel i lirisë moderne

15 minuta më parë
FSK dhe partnerët amerikanë realizojnë “Vrapin e Rreshter Majorit” në Gërmi për 250-vjetorin e SHBA-së

FSK dhe partnerët amerikanë realizojnë “Vrapin e Rreshter Majorit” në Gërmi për 250-vjetorin e SHBA-së

21 minuta më parë
Me ngjyrat e flamurit amerikan u ndriçu ndertesa e Qeverisë, ndërsa Kurti uroi SHBA-në me rastin e 250-vjetorit të Pavarësisë

Me ngjyrat e flamurit amerikan u ndriçu ndertesa e Qeverisë, ndërsa Kurti uroi SHBA-në me rastin e 250-vjetorit të Pavarësisë

2 orë më parë
Argjentina mposhtë Kepin e Gjelbër pas vazhdimeve

Argjentina mposhtë Kepin e Gjelbër pas vazhdimeve

4 orë më parë
AlbanianBosnianEnglishGermanTurkish

IMPRESUM

Kosova Post është Agjenci e Lajmeve me seli në Prishtinë. Është themeluar në vitin 2016, duke pasur për mision informimin e drejtë e të paanshëm.

Për rrjedhojë, prej vitesh, Kosova Post, është shndërruar në një dritare të besueshme, nëpërmjet së cilës informohen qytetarët.

Zhvillimet politike në vend, rajon e botë, janë në fokusin kryesor të agjencisë. Por nuk anashkalohen as fushat e tjera si: kultura, ekonomia, sporti, shëndetësia, shkenca, teknologjia informative etj.

Emancipimi i masës, nëpërmjet ngritjes së vetëdijes, sipas politikave redaksionale, arrihet vetëm duke mos i konsideruar lexuesit dhe ndjekësit e agjencisë, si masë klikuesish. Kjo ka qenë dhe ka mbetur premisa themelore e politikave të redaksisë.

@Copyright

© Shkrimet e publikuara në këtë platformë, janë prodhime të Kosova Post (ose të mediumeve me të cilat bashkëpunon).

Kushtet e përdorimit të artikujve të publikuar në uebin e agjencisë, si dhe faqet zyrtare në rrjetet sociale, mund të diskutohen me palët e interesuara.

(Për më shumë shihni rubrikën e kontaktit)

KONTAKTI

kosovapost.net

[email protected]

[email protected]

+ 383 49 890 321

Adresa:

Kosovë/ Prishtinë
Rruga: Garibaldi;
‘Hotel Grand’;
Kati II
Zyra nr. 13

© 2023 KosovaPost.net - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
  • LAJME
  • BOTË
  • SHËNDETËSI
  • EKONOMI
  • OP / ED
  • KULTURË
  • SPORT
  • TEMA E DITËS
  • VIDEO
  • AUTO/TECH