Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka uruar sot të gjithë shqiptarët për festën e Pavarësisë së Kosovës.
Rama ka zgjedhur një “kartolinë” të veçantë për të uruar 17 shkurtin, datë kur 13 vjet më parë u shpall pavarësia e shtetit të Kosovës.
Në këtë kartolinë shfaqet këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, me flamur shqiptar dhe atë të Kosovës.
Ndryshe, sot festohet 13-vjetori i shpalljes së pavarësisë së Kosovës.
Postimi i plotë i Ramës:
MIRËMËNGJES🇦🇱❤️🇽🇰