Kosovapost.net
  • LAJME
    • Të gjitha
    • KOMUNË
    • KOSOVË
    • RAJON
    • SOCIALE
    • Zgjedhjet2021
    Kryeministri Kurti festoi 30 vjetorin e Maturës (Foto)

    Kurti uron SHBA-në për 250-vjetorin e Pavarësisë: Parimet e 1776-ës mbeten themel i lirisë moderne

    FSK dhe partnerët amerikanë realizojnë “Vrapin e Rreshter Majorit” në Gërmi për 250-vjetorin e SHBA-së

    FSK dhe partnerët amerikanë realizojnë “Vrapin e Rreshter Majorit” në Gërmi për 250-vjetorin e SHBA-së

    Me ngjyrat e flamurit amerikan u ndriçu ndertesa e Qeverisë, ndërsa Kurti uroi SHBA-në me rastin e 250-vjetorit të Pavarësisë

    Me ngjyrat e flamurit amerikan u ndriçu ndertesa e Qeverisë, ndërsa Kurti uroi SHBA-në me rastin e 250-vjetorit të Pavarësisë

    Shqipëria shpenzon 570.3 milionë dollarë për mbrojtjen

    Shqipëria shpenzon 570.3 milionë dollarë për mbrojtjen

    Njoftim nga KEDS-i për punimet në rrjet

    Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rrymës të shtunën

    Konjufca vizitë në Nigeri: Kosova pret me padurim të forcojë marrëdhëniet mes dy vendeve

    Konjufca vizitë në Nigeri: Kosova pret me padurim të forcojë marrëdhëniet mes dy vendeve

    Ekstradohen dy kosovarë nga Gjermania, ishin në kërkim ndërkombëtar

    Ekstradohen dy kosovarë nga Gjermania, ishin në kërkim ndërkombëtar

    Prattipati: Kosova e kupton vlerën e sovranitetit

    Prattipati: Kosova e kupton vlerën e sovranitetit

    ​Haxhiu vizitoi AKI-në: Fuqizimi i kapaciteteve, thelbësor për sfidat e së ardhmes

    ​Haxhiu vizitoi AKI-në: Fuqizimi i kapaciteteve, thelbësor për sfidat e së ardhmes

  • BOTË
  • SHËNDETËSI
  • EKONOMI
  • OP / ED
  • KULTURË
    • Të gjitha
    • Art dhe letërsi
    • Fotografia e ditës
    • Kalendari Historik
    • Kuriozitete
    Shakira dëshiron bashkëpunim me Dua Lipën: “Ajo është e jashtëzakonshme” (VIDEO)

    Shakira dëshiron bashkëpunim me Dua Lipën: “Ajo është e jashtëzakonshme” (VIDEO)

    Kurti viziton Panairin e Librit “Prishtina 2026”

    Kurti viziton Panairin e Librit “Prishtina 2026”

    Një maratonë 3-ditore dashurie/ Dua Lipa do të martohet në rrënojat antike të Palermos

    Një maratonë 3-ditore dashurie/ Dua Lipa do të martohet në rrënojat antike të Palermos

    Diaspora shqiptare sot dhe fryma e gjallë romantike

    Diaspora shqiptare sot dhe fryma e gjallë romantike

    Kosova merr çmimin kryesor “Grand Prix” në Spanjë

    Kosova merr çmimin kryesor “Grand Prix” në Spanjë

    Këta janë fituesit e Oscars 2026

    Këta janë fituesit e Oscars 2026

    Ontologjia e lidhjes: Filozofia e duasë si dialog me të Përjetshmin

    Ontologjia e lidhjes: Filozofia e duasë si dialog me të Përjetshmin

    Trump e quan Robert De Niron ‘të sëmurë dhe me demencë’, pas deklaratave të aktorit për bojkotim ndaj presidentit amerikan

    Trump e quan Robert De Niron ‘të sëmurë dhe me demencë’, pas deklaratave të aktorit për bojkotim ndaj presidentit amerikan

    Filharmonia e Kosovës për herë të parë me koncert në Vjenë, Austri

    Filharmonia e Kosovës për herë të parë me koncert në Vjenë, Austri

    Time Out: Vizitoni Shqipërinë për një përvojë të pasur turistike me kosto të ulët

    Time Out: Vizitoni Shqipërinë për një përvojë të pasur turistike me kosto të ulët

    Rita Ora, protagoniste e himnit zyrtar të “Open Masters Games Abu Dhabi

    Rita Ora, protagoniste e himnit zyrtar të “Open Masters Games Abu Dhabi

    Steven Spielberg fiton Grammy-n e parë me “Music by John Williams”

    Steven Spielberg fiton Grammy-n e parë me “Music by John Williams”

  • SPORT
  • TEMA E DITËS
  • VIDEO
  • AUTO/TECH
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet

Këto janë të gjitha vendimet që mori sot Qeveria

20 Prill 2026, 14:05
në Lajme
Këto janë të gjitha vendimet që mori sot Qeveria
Share on FacebookShare on Twitter

Qeveria e Republikës së Kosovës ka zhvilluar sot mbledhje të rregullt, në të cilën ka marrë disa vendime dhe miratuar projektligje.

Ekzekutivi ka miratuar propozim-vendimin për ndryshimin dhe plotësimin e vendimit për emërimin e Bordit të Drejtorëve të Ndërmarrjes Publike Qendrore Telekomi i Kosovës, poashtu është miratuar  propozimi për themelimin e trupave të reja institucionale që synojnë përshpejtimin e procesit të anëtarësimit të vendit në Bashkimin Evropian.

Qeveria ka miratuar marrëveshjen me Shqiprinë për Lojërat Mesdhetare “Prishtina 2023”.

Të gjitha vendimet që mori sot Qeveria:

  • Miratuar Projektligjin për Ratifikimin e Amendamentit Nr. 2. të Marrëveshjes Financiare ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian për Programin IPA 2020.

  • Miratuar Projektligjin për Ratifikimin e Amendamentit Nr. 1. të Marrëveshjes Financiare ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian për Programin IPA 2019, Pjesa e Dytë, Objektivi 1.

  • Miratuar Projektligjin për Ratifikimin e Marrëveshjes për Tregti të Lirë ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Shteteve të EFTA-s. Ky projektligj ka për qëllim ratifikimin e Marrëveshjes për Tregti të Lirë ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Shteteve të EFTA-s (Islanda, Lihtenshtajni, Norvegjia dhe Zvicra). Marrëveshja krijon një zonë të tregtisë së lirë në përputhje me nenin XXIV të GATT 1994 dhe nenin V të GATS, duke liberalizuar tregtinë e mallrave dhe shërbimeve dhe duke përmirësuar qasjen në treg për investime.

  • Miratuar Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjeve që kanë të bëjnë me Racionalizimin dhe Vendosjen e Vijave Llogaridhënëse të Agjencive Ekzekutive. Një ndër prioritetet e Qeverisë së Kosovës është që shteti i Kosovës të ketë një rregullim të mirë në fushën e reformës së administratës publike e ky rregullim do të arrihet përmes këtij Projektligji. Në mesin e vendeve të rajonit të cilat vlerësohen për progresin në Reformën e Administratës Publike (RAP) përmes raportit vjetor nga Komisioni Evropian, Kosova është vendi me numrin më të madh të agjencive, dhe agjencive që raportojnë në Kuvend.

  • Miratuar Projektligjin për Ratifikimin e Protokollit Shtesë 6 për Tregtinë në Shërbime për Marrëveshjen mbi Ndryshimin dhe Pranimin e Marrëveshjes së Tregtisë së Lirë të Evropës Qendrore, i cili synon liberalizimin progresiv të tregtisë në shërbime ndërmjet palëve kontraktuese. Ky Protokoll është negociuar në kuadër të Marrëveshjes së CEFTA-s dhe përcakton rregulla për qasjen në treg, trajtimin kombëtar, transparencën dhe eliminimin e barrierave rregullatorë për sektorë të ndryshëm të shërbimeve në përputhje me parimet e Organizatës Botërore të Tregtisë (GATS).

  • Miratuar Projektligjin për Ratifikimin e Protokollit Shtesë 5 të Marrëveshjes për Aderimin dhe Amendamentimin e Marrëveshjes së Tregtisë së Lirë të Evropës Qendrore. Ky protokoll synon thjeshtësimin e inspektimeve, reduktimin e formaliteteve të import-eksportit, shkëmbimin elektronik të të dhënave, njohjen reciproke të testeve laboratorike dhe programit të Operatorëve Ekonomikë të Autorizuar, zbatimin efektiv të kontrollit të riskut. Ky protokoll i shtrin efektet e tij edhe tek të gjitha agjencitë e tjera që veprojnë në kufi dhe kjo është vlera e shtuar thelbësore e këtij protokolli, e cila është mbështetur në filozofinë ë lehtësimit të tregtisë së miratuar nga të gjitha vendet anëtare të OBT në marrëveshjen e Lehtësimit të Tregtisë.

  • Miratuar Projektligjin për Ratifikimin e Protokollit Shtesë 7 për Zgjidhjen e Mosmarrëveshjeve, i Marrëveshjes për Amendamentimin dhe Aderimin në Marrëveshjen e Tregtisë së Lirë të Evropës Qendrore. Ky Protokoll synon t’ia mundësojë Palëve të CEFTA-s krijimin e një qasje më të strukturuar ndaj konsultimeve, ndërmjetësimit dhe zgjidhjes së mosmarrëveshjeve brenda CEFTA-s.

  • Miratuar Projektligjin për Inovacion dhe Ndërmarrësi. Qëllimi i këtij projektligji është të përcaktojë parimet, rregullat, organizimin dhe mekanizmat institucionalë për mbështetjen, promovimin dhe nxitjen e aktiviteteve inovative dhe ndërmarrëse, me qëllim të përshpejtimit të zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik, shoqëror dhe mjedisor në Republikën e Kosovës.

  • Miratuar Projektligjin për Inspektoratin Qendror të Trashëgimisë Kulturore. Me këtë Projektligj parashihet themelimi, organizimi dhe funksionimi i Inspektoratit Qendror të Trashëgimisë Kulturore si agjenci ekzekutive në kuadër të Ministrisë se Kulturës dhe Turizmit. Me themelimin e këtij mekanizmi të rëndësishëm do të krijohen kushtet ligjore, profesionale dhe funksionale për të bërë kontrollin dhe vlerësimin e kushteve dhe të gjendjes së ruajtjes së trashëgimisë kulturore dhe sipas nevojës ndërmerr masat e duhura për ruajtjen dhe mbrojtjen e trashëgimisë kulturore në vend.
  • Miratuar Projektligjin për Agjencinë e Menaxhimit të Emergjencave. Agjencia është organ përgjegjës për menaxhim të emergjencave në nivel vendi, të mbrojtjes nga fatkeqësitë natyrore dhe fatkeqësitë tjera.

  • Miratuar Rregulloren për ndryshimin dhe plotësimin e Rregullores Nr. 09/ 2019 për Integrimin e të Huajve. Çështja kryesore e trajtuar në këtë projekt-rregullore është përmirësimi dhe plotësimi i kornizës ekzistuese për integrimin e të huajve në Republikën e Kosovës, përmes ndryshimit dhe plotësimit të Rregullores (QRK) Nr. 09/2019. Ndryshimet fokusohen në, forcimin e mekanizmave institucionalë për shkëmbimin e të dhënave ndërmjet institucioneve përgjegjëse. Zgjatja e afatit për strehim elementar për personat me status refugjati, personi me status të mbrojtjes plotësuese apo personi me mbrojtje te përkohshme.

  • Miratuar vendimin për ndryshimin dhe plotësimin e Vendimit të Qeverisë për emërimin e Bordit të Drejtorëve të Ndërmarrjes Publike Qendrore “Telekomi i Kosovës” Sh. A., përmes të cilit kryesues zgjidhet, Shaban Neziri.

  • Ndarë mjete financiare në vlerë prej 20.721.00 (njëzet mijë e shtatëqind e njëzet e një) euro, për përmbushjen e kontributit vjetor të Qeverisë së Republikës së Kosovës për vitin 2026, në Qendrën Rajonale të Nismës Rajonale për Migrim, Azil dhe Refugjatë, me seli në Shkup.

  • Miratuar vendimin për propozimin e Komisionit për Narkotikë për ndryshimin dhe plotësimin e tabelave nga paragrafi 2, i nenit 10 të Ligjit Nr. 02/L-128 për Barnat Narkotike, Substancat Psikotrope dhe Prekursorë, duke u bazuar në mekanizmat për ndërrim dhe plotësim, të përcaktuara me konventat ndërkombëtare për kontrollin e narkotikëve.

  • Ndarë mjete financiare në shumë prej 100,000 (njëqind mijë) euro për Organizimin dhe realizimin e Paketës së Partnerit të Vendit (Country Partner Package) në kuadër të kongresit dy ditor Future Industry Minds 2026, që do të mbahet më 11–12 maj 2026, në Grandhotel Schloss Bensberg, në Gjermani.

  • Miratuar kërkesën për aprovimin e qiradhënies për hapësirën kioskë, e cila gjendet në kuadër të Terminalit Doganor Hani i Elezit, Komuna Hani i Elezit, sipas kërkesës nga Dogana e Kosovës/Ministria e Financave, në kohëzgjatje prej 36 muajsh për zhvillimin e veprimtarisë ekonomike në fushën e gastronomisë.

  • Miratuar kërkesën për aprovimin e qiradhënies për hapësirën restorant me sipërfaqe 265 metra katrorë, e cila gjendet në kuadër të Terminalit Doganor Hani i Elezit, Komuna Hani i Elezit, sipas kërkesës nga Dogana e Kosovës/Ministria e Financave, në kohëzgjatje prej 36 muajsh për zhvillimin e veprimtarisë ekonomike në fushën e gastronomisë.

  • Miratuar Nismën për lidhjen e Marrëveshjes së Grantit ndërmjet Republikës së Kosovës, e përfaqësuar nga Ministria e Financave, KOSTT-it dhe KfË-së, për Zhvillimin e Sektorit të Energjisë (Faza VII) – Përmirësimi i Rrjetit të Transmetimit.

  • Miratuar Koncept dokumentin për Fushën e Kontrollit të Tregtisë me Mallra Strategjike, qëllimi kryesor i të cilit është përmirësimi i kontrollit në fushën e tregtisë me mallra strategjike, si parakusht për funksionimin e lirë të tregut, mbrojtjen e operatorëve ekonomik dhe mundësimin e konkurrencës së drejtë, kontrollin dhe mbikëqyrjen e avancimit të sigurisë shtetërore, Interesat e politikës së jashtme të Republikës së Kosovës drejt përmbushjes së detyrimeve dhe marrëveshjeve ndërkombëtare

  • Miratuar Projektligjin për Ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë për Lojërat Mesdhetare Prishtina 2030.

  • Miratuar vendimin për themelimin e trupave institucionale për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

  • Miratuar vendimin për shpalljen e Organizatës së Trupave të Gardës Revolucionare Islamike (IRGC), si organizatë terroriste në territorin e Republikës së Kosovës.

  • Miratuar vendimin për propozimin e Ministrisë së Drejtësisë për emërimin e anëtarëve të Komisionit për Dhënien e Provimit të Jurisprudencës.
ShpërndajeTweet

Të ngjajshme

Kryeministri Kurti festoi 30 vjetorin e Maturës (Foto)

Kurti uron SHBA-në për 250-vjetorin e Pavarësisë: Parimet e 1776-ës mbeten themel i lirisë moderne

15 minuta më parë
FSK dhe partnerët amerikanë realizojnë “Vrapin e Rreshter Majorit” në Gërmi për 250-vjetorin e SHBA-së

FSK dhe partnerët amerikanë realizojnë “Vrapin e Rreshter Majorit” në Gërmi për 250-vjetorin e SHBA-së

21 minuta më parë
Me ngjyrat e flamurit amerikan u ndriçu ndertesa e Qeverisë, ndërsa Kurti uroi SHBA-në me rastin e 250-vjetorit të Pavarësisë

Me ngjyrat e flamurit amerikan u ndriçu ndertesa e Qeverisë, ndërsa Kurti uroi SHBA-në me rastin e 250-vjetorit të Pavarësisë

2 orë më parë
Argjentina mposhtë Kepin e Gjelbër pas vazhdimeve

Argjentina mposhtë Kepin e Gjelbër pas vazhdimeve

4 orë më parë
AlbanianBosnianEnglishGermanTurkish

IMPRESUM

Kosova Post është Agjenci e Lajmeve me seli në Prishtinë. Është themeluar në vitin 2016, duke pasur për mision informimin e drejtë e të paanshëm.

Për rrjedhojë, prej vitesh, Kosova Post, është shndërruar në një dritare të besueshme, nëpërmjet së cilës informohen qytetarët.

Zhvillimet politike në vend, rajon e botë, janë në fokusin kryesor të agjencisë. Por nuk anashkalohen as fushat e tjera si: kultura, ekonomia, sporti, shëndetësia, shkenca, teknologjia informative etj.

Emancipimi i masës, nëpërmjet ngritjes së vetëdijes, sipas politikave redaksionale, arrihet vetëm duke mos i konsideruar lexuesit dhe ndjekësit e agjencisë, si masë klikuesish. Kjo ka qenë dhe ka mbetur premisa themelore e politikave të redaksisë.

@Copyright

© Shkrimet e publikuara në këtë platformë, janë prodhime të Kosova Post (ose të mediumeve me të cilat bashkëpunon).

Kushtet e përdorimit të artikujve të publikuar në uebin e agjencisë, si dhe faqet zyrtare në rrjetet sociale, mund të diskutohen me palët e interesuara.

(Për më shumë shihni rubrikën e kontaktit)

KONTAKTI

kosovapost.net

[email protected]

[email protected]

+ 383 49 890 321

Adresa:

Kosovë/ Prishtinë
Rruga: Garibaldi;
‘Hotel Grand’;
Kati II
Zyra nr. 13

© 2023 KosovaPost.net - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
  • LAJME
  • BOTË
  • SHËNDETËSI
  • EKONOMI
  • OP / ED
  • KULTURË
  • SPORT
  • TEMA E DITËS
  • VIDEO
  • AUTO/TECH