Mesfushori Kobbie Mainoo e ka vazhduar kontratën me Manchester Unitedin deri në vitin 2031.
21-vjeçarit anglez i skadonte kontrata e mëparshme në vitin 2027, por ka vendosur të vazhdojë edhe më tutje me “djajtë e kuq”.
“Manchester Unitedi ka qenë gjithmonë shtëpia ime. Ky klub i veçantë do të thotë çdo gjë për familjen time”, ka thënë Mainoo pas vazhdimit të kontratës.
Mainoo në 26 paraqitje i ka tri asistime në këtë sezon, por vlerësohet shumë i rëndësishëm për klubin e madh anglez.


























