Kolegët e shpallin në kërkim policin që trafikonte hashash

Kolegët e shpallin në kërkim policin që trafikonte hashash

Një 40-vjeçar është arrestuar dhe një punonjës i Policisë së Shtetit është shpallur në kërkim nga kolegët e tij, pasi dyshohet si i përfshirë në trafikun e hashashit.

Shtetasi me inicialet B.H., banues në Gjirokastër u arrestua në flagrancë këtë të enjte, ndërkohë që policia njofton se në kërkim është shpallur punonjësi i saj me inicialet S.O., banues në Tiranë.

Ky shtetas u shpall në kërkim pas kapjes së 421 kilogramëve hashash gjatë kontrollit në dy automjete në fshatin Thumanë.

Në njoftimin e policisë thuhet se S.O. dyshohet si i përfshirë në këtë aktivitet kriminal.

Policia thotë gjithashtu se ka njoftuar Drejtoria e Përgjithshme e Standarteve Profesionale, e cila ka bërë pezullimin e menjëhershëm nga detyra dhe nisjen e ecurisë disiplinore për shkelje të rëndë. /tch/.

You may also like

Tërmeti në Indonezi, bilanci i viktimave shkon në 436

Autoritetet indoneziane njoftuan se deri tani janë konfirmuar