Futbollisti i Kosovës, Benjamin Kololli, është rikthyer në Evropë pas një eksperience në Japoni, duke nënshkruar me klubin zviceran Basel.
Kololli ka nënshkruar kontratë deri në verën e vitit 2025, me opsion edhe për një sezon tjetër, njofton kk.
Benjamin mund të luajë në disa pozicione dhe sjell një përvojë të pasur, e cila duhet të ndihmojë ekipin zviceran brenda dhe jashtë fushës.
“Mezi pres që së shpejti të vesh fanellën kuqeblu dhe jam shumë krenar. Unë kam qenë në gjendje të luaj në këtë stadium disa herë, por tani jam i lumtur që mund ta bëj këtë me Bazelin dhe tifozët e jashtëzakonshëm pas meje. Do të jap gjithçka për të pasur sukses me klubin. Unë tashmë e njoh trajnerin dhe mezi pres të takoj të gjithë stafin dhe bashkëlojtarët së shpejti”, ka thënë Kololli për faqen zyrtare të klubit të Bazelit.


























