Albin Kurti, në emër të Lëvizjes Vetëvendosje ka dërguar një mesazh mbështetjeje për Partinë Demokratike të Socialistëve në Mal të Zi të cilën e ka themeluar Milo Gjukanoviq, para konferencës së tyre zgjedhore në Podgoricë.
Ndërsa përshëndet mbajtjen e konferencës zgjedhore, kryeministri Kurti shprehet se “gjithmonë do të qëndrojë pranë atyre që besojnë se e ardhmja e përbashkët e rajonit është në Bashkimin Evropian”.
Përmes një video-adresimi, kryeministri Kurti uruoi konferencën zgjedhore, duke shprehur dëshirën për suksese.
“Ne gjithmonë do të qëndrojmë pranë atyre që besojnë se e ardhmja jonë e përbashkët është në BE, drejt së cilës ne ndërtojmë ura së bashku të bazuara në marrëdhënie të mira fqinjësore, mirëqenien e qytetarëve tanë, sigurinë e Aleancës Veri-Atlantike, luftën kundër krimit dhe korrupsionit, si dhe luftën kundër nacionalizmit dhe shovinizmit ekstrem që tenton të na kthejë në fillim të viteve të nëntëdhjeta të shekullit të kaluar,” është shprehur kryeministri Kurti.