Ambasadori i Italisë në Kosovë, Nicola Orlando, ka reaguar pas sekuestrimit të djeshëm të 400 kilogramë narkotikë të llojit kokainë si dhe arrestimin e shtatë personave të dyshuar lidhur me këtë rast.
Sekuestrimi i llojit të drogës kokainë erdhi falë bashkëpunimit të autoriteteve kosovare me ato të Shqipërisë dhe shtetit Italian, poashtu dhe DEA-s amerikane, ndërsa këtë sukses Orlando e quan sukses të madh ndërkontinental.
“Italia, Kosova, Policia e Shqipërisë & GDF zhvilluan veprimin më të madh ndonjëherë kundër drogës, duke kapur 400 kg kokainë. Sot ne festuam këtë sukses të madh ndërkontinental me ministrin Xhelal Sveçla dhe ekipet operacionale. Unë jam krenar për bashkëpunimin tonë efektiv kundër krimit”, ka shkruar Nicola Orlando në Tewiter.
#Italy, #Kosovo & #Albania police & @GDF @poliziadistato conducted the biggest ever drug op in 🇽🇰, seizing 400 kg of cocaine. Today we celebrated this huge intercontinental success w/Min @XSvecla & the operational teams.
I'm proud of our effective coop against crime! 💪🏻
🇮🇹🇪🇺🇽🇰 pic.twitter.com/aJnEtaJPGs
— Nicola Orlando (@nicolaorlando) May 18, 2021