Konflikti në rritje midis Rusisë dhe Ukrainës ka çuar në “një situatë jashtëzakonisht të rrezikshme”, tha sot zëdhënës i qeverisë gjermane, transmeton Kosova Post.
“Sanksionet kundër Rusisë do të hynin në fuqi nëse Ukraina kërcënohet”, tha zëdhënësi, duke shtuar se partnerët perëndimorë do të vendosin se çfarë të klasifikojnë si kërcënim territorial, raportoi Reuters.
Ndryshe, Kancelari gjerman Olaf Scholz do të zhvillojë bisedime me presidentin rus Vladimir Putin këtë pasdite, tha zëdhënës i qeverisë në një konferencë të rregullt në Berlin.