Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Durrës.
Sipas Policisë, pas një konflikti me bashkëshortin, 24-vjeçarja Anisa Gjini është vetëhedhur nga ballkoni i banesës dhe për pasojë ka ndërruar jetë. Policia ka arrestuar bashkëshortin e saj 31-vjeçarin Alfred Gjini.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin A. Gj., 31 vjeç, banues në Durrës, pasi mbrëmjen e djeshme, në banesë, gjatë një konflikti për motive të dobëta me bashkëshorten e tij, shtetasen A. Gj., 24 vjeçe, banuese në Durrës, dyshohet se kjo e fundit është vetëhedhur nga ballkoni i banesës dhe për pasojë ka ndërruar jetë”, njofton Policia.