Kongresisti amerikan Joe Wilson ka kritikuar presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, duke e akuzuar atë për propagandë dhe për paraqitjen e popullit serb si pro-rus, pro-Kinës dhe në mbështetje të kriminelëve të luftës, transmeton KosovaPost.
“Vuçiqi përpiqet ta paraqesë popullin serb si pro-Rusisë, pro-Kinës dhe pro-kriminelëve të luftës, por kjo është një gënjështër propagandistike. Populli serb dëshiron mundësi ekonomike, prosperitet, sundim të ligjit dhe paqe në rajon. Është vetëm regjimi i Vuçiqit ai që fton forcat autoritare dhe i fryn flakëve të urrejtjes”, ka shkruar ai në X.


























