Ligjëvënës amerikanë, përfshirë kongresmenë e senatorë i kanë dërguar një letër Sekretarit amerikan Antony Blinken ku i bëjnë thirrje për fuqizim të rolit të ShBA-së në Ballkan pas agresionit rus në Ukrainë, shkruan Kosova Post.
Në letër mes tjerash bëhet thirrje edhe për finalizimin e dialogut Kosovë-Serbi.
Kjo letër është publikuar nga ish-deputeti i LDK-së, Faton Bislimi në Facebook, ndërsa shkruan se Ligjëvënësit amerikanë kanë shprehur shqetësimin për rritjen e ndikimit rus dhe kinez në Ballkan dhe sfidimin e demokracinë në rajon.
Kjo letër e ligjvënësve amerikanë, i është dërguar Shefit të politikës së jashtme amerikane, Antony Blinken.