Kongresmeni amerikan, Ritchie Torres vazhdon të dëshmohet si njëri ndër miqtë më të mirë të Kosovës, transmeton KosovaPost.
Republikani Ritchie Torres ka kërkuar nga presidenti i SHBA-së, Joe Biden dhe sekretari i Shtetit Antony Blinken që të mbështesin përpjekjet e Kosovës për anëtarësim në NATO, pasi kjo do t’i kontribuonte rritjes së sigurisë në rajon.
“Kosova, një aleate e fortë e SHBA-së në Evropën Juglindore, duhet të pranohet në #NATO. I bëj thirrje Presidenit Biden dhe Sekretarit Blinken të dyfishojnë përpjekjet për të siguruar që Kosova të bëhet anëtare. Ne duhet të qëndrojmë me aleatin tonë në mes të krizës së vazhdueshme të sigurisë në rajon”, ka shkruar Torres.
Ai në një postim në Twitter ka publikuar letrën dërguar presidentit Biden dhe sekretarit të Shtetit Blinken, në të cilin ndër tjera, kërkon që SHBA të mbështesë anëtarësimin e Kosovës në Aleancën Veri-atlantike.