Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca ka shprehur ngushëllime për familjarët e viktimave në aksidentin e sotëm në Çubrel, ku humbën jetën tre persona, përcjell KosovaPost.
Me anë të një postimi në Facebook, ai u ka uruar të lënduarve shërim të shpejtë.
Konjufca tha se është thellësisht i tronditur me humbjen e tri jetëve në aksidentin e sotëm në magjistralen Mitrovicë – Pejë.
“Familjarëve të viktimave, miqve dhe të afërmve të tyre, u shpreh ngushëllimet më të sinqerta. Shpirti i tyre u prehtë në paqe! Të lënduarve të tjerë shërim sa më të shpejtë”, ka shkruar Konjufca.


























