Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës në detyrë, Glauk Konjufca, priti sot në takim lamtumirës Shefen në detyrë të Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Eva Palatova, përcjell KosovaPost.
Konjufca e falënderoi Palatovan për angazhimin, bashkëpunimin dhe kontributin e saj në forcimin e dialogut ndërmjet institucioneve të Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian.
Në takim u theksua rëndësia e avancimit të procesit të integrimit evropian të Kosovës dhe e vazhdimit të bashkëpunimit të ngushtë me BE-në në fushat me interes të përbashkët.
Zëvendëskryeministri Konjufca i uroi Palatova suksese në angazhimet e saj të ardhshme.


























