Kombëtarja e Kosovës sonte me fillim nga ora 20:45 në “Fadil Vokrri” do ta luajë ndeshjen e fundit në kampanjen kualifikuese për “EURO 2024”.
“Dardanët” përballë do ta kenë Bjellorusinë, ndaj të cilës do ta kërkojnë fitoren.
Pak kohë para fillimit të ndeshjes, trajneri Primozh Gliha, e ka publikuar 11-shen me të cilën do të startojë.
Aty nuk vërehet ndonjë ndryshim nga ndeshja e kaluar me Zvicrën.