Kosova ka shënuar golin e dytë në 20 minutat e para të ndeshjes kundër Irlandës së Veriut, shkruan Kosova Post.
Goli i dytë u shënua në minutën e 20′ nga Zymer Bytyqi.
Golin e parë e shënoi nga penalltia, Vedat Muriqi në minutën e 9′.
Ekipi i udhëhequr nga trajneri Alain Giresse në dy ndeshjet e kaluara në “Nations League” ka arritur që të marrë një fitore dhe një barazim.
Në ndeshjen e parë Kosova e ka mposhtur Qipron si mysafire me rezultat 0:2, ndërkaq kundër Greqisë ka humbur në shtëpi me rezultat minimal 0:1.