Kosova dhe Serbia sot u dakorduan për të miratuar udhërrëfyes për zbatimin e marrëveshjeve mes të dyja vendeve për energjinë.
Por për çka në fakt u arrit ky dakordim për zbatimin e këtyre marrëveshjeve?
Klan Kosova më parë pati realizuar një kronikë në të cilën flitet për trafostacionin namëmadh të energjisë elektrike ”Vallaq”.
Nga këtu furnizohet me rrymë më shumë se 80 për qind e veriut të republikës së Kosovës.
Për këtë elektricitet që marrin, banorët e kësaj pjese nuk e paguan kurrë asnjë cent, prej pasluftës e këndej.
E duke qenë kaq i rëndësishëm, Serbia pati nisur një fushatë propaganduese, të cilës i printe presidenti i saj Aleksandar Vuçiq, me pretendimin se Kosova po përgatitet ta marrë nën kontroll Vallaqin, me njësi speciale.
Madje u tha se ky çështje do të diskutohej edhe në kuadër të dialogut, ndërkaq me udhërrëfyesin e sotëm, pika e pestë e saj, thoqë Kosova tashmë e merr nën kontroll këtë trafostacion.