Tashmë janë publikuar formacionet zyrtare të ndeshjes mes Kombëtares së Kosovës dhe Irlandës.
Dardanët dhe irlandezët do të ndeshen sonte në ‘Fadil Vokrri’ në duelin e parë të ciklit të ri në Ligën e Kombeve.
Kosova ka zhvilluar përgatitjen e saj gjatë ditëve të fundit, ndërsa në kampin e përfaqësueses mbretëron atmosferë pozitive para sfidës me irlandezët.
Kombëtarja jonë synon që më fitore ta nis aventurën e re në Ligën e Kombeve.
Formacionet zyrtare:
Kosovë: Muric; I.Krasniqi, Dellova, Hajdari; Vojvoda, Avdullahu, Hoxha, Gallapeni; Zhegrova, Zabërgja; Muriqi
Irlandë: Kelleher; Abankëah, Sacles, O’Shea, O’Brien, Molumby, Knight, Azaz, Egan, Ogbene, Parrott.
Ndeshja mes Kosovës dhe Irlandës nis në orën 20:45.


























