Moska nuk ishte iniciatorja e përkeqësimit të marrëdhënieve me Shtetet e Bashkuara, dhe sjelljen e marrëdhënieve në gjendjen çfarë janë sot, ka thënë zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov,transmeton Kosova Post.
“Moska nuk ka bërë asgjë që mund të dëmtojë marrëdhëniet tona. Moska nuk ishte iniciatorja e përkeqësimit të marrëdhënieve dhe sjellja e marrëdhënieve në situatën çfarë janë sot,” tha Peskov, duke iu përgjigjur pyetjes nëse Moska bëri gjithçka të nevojshme për kalimin në dialog.
Sipas tij, pretendimet e palës amerikane për gatishmërinë për të zhvilluar një dialog nuk përkojnë me veprimet e tyre konkrete.
“Ne gjithashtu dëgjuam deklaratat e kolegëve tanë amerikanë për gatishmërinë e tyre për të zhvilluar një dialog për çështjet me interes të përbashkët. Për fat të keq, ato deklarata të amerikanëve nuk përkojnë me veprime konkrete, e që po dëmtohen marrëdhëniet dypalëshe,” deklaroi Peskov.
Ai tha se për përmirësimin e marrëdhënieve me SHBA-të duhet të ekzistojë vullneti i ndërsjellë politik.
“Presidenti Vladimir Putin vazhdimisht ka shprehur vullnetin e tij politik, duke thënë se ne jemi të interesuar në përmirësimin dhe ripërtëritjen e marrëdhënieve me Shtetet e Bashkuara”, tha Peskov, shkruan sputnikrs. Sipas tij, tërheqja e trupave ushtarake nuk ka lidhje me marrëdhëniet ruso-amerikane.
“Këto janë dukuri absolutisht të palidhura, ne thamë që çdo zhvendosje e ushtrisë në territorin e Rusisë nuk rrezikon askënd, nuk paraqet kërcënim dhe nuk është një lloj përshkallëzimi. Rusia po bën atë që e konsideron të nevojshme për zhvillimin e saj ushtarak dhe për trajnimin e ushtrisë. Prandaj, absolutisht nuk është tema që vë në pyetje marrëdhëniet bilaterale Ruso-Amerikane “, saktësoi zëdhënësi i presidentit rus, duke u përgjigjur në pyetjen nëse Kremlini beson se fundi i stërvitjeve ushtarake dhe tërheqja e ushtrisë në baza do të kontribuojnë në përmirësimin e dialogut ruso-amerikan./Kosova Post/