Udhëheqësi i Hamasit ka thënë se palestinezët nuk do të largohen nga Gaza apo Bregu Perëndimor dhe të evakuohen në Egjipt.
Ismail Haniyeh, i cili drejton organizatën militante islamike palestineze, i bëri komentet gjatë një fjalimi televiziv.
Në një pjesë të fjalimit duke iu drejtuar Egjiptit, ai tha: “Vendimi ynë është të qëndrojmë në tokën tonë”.
Deklaratat e liderit të Hamasit vijnë në një kohë kur Izraeli ka njoftuar nisjen e ofensivës ushtare mbi Gaza.
Situata në enklavë është përkeqësuar ndjeshëm, teksa ushqimi po reduktohet ndjeshëm.
Banorët nuk po furnizohen me ujë, energji elektrike dhe karburant, duke e bërë situatën tepër alarmante.