Të enjten që kaloi, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, qëndroi në Prishtinë në kuadër të një vizite që ia bëri rajonit për përgatitjet e samitit të radhës të Procesit të Berlinit që pritet të mbahet në muajin tetor në Tiranë.
Ai në Kosovë u prit në takim nga presidentja Vjosa Osmani dhe kryeparlamentari Glauk Konjufca, por jo edhe nga kryeministri Albin Kurti.
Kryeministri Kurti refuzoi këtë gjë, pasi tha se nuk e sheh të arsyeshëm një takim të tillë pa mbajtjen e mbledhjes së përbashkët të të dy qeverive, e cila u anulua një ditë para se të niste punimet në muajin qershor nga kryeministri Rama.
Prfoesori Sulejman Mehazi, në një prononcim për “Bota sot”, ka thënë se vizita e Ramës ishte pa vullnetin e Albin Kurtit dhe ishte provokimi i dytë i Ramës ndaj Kosovës.


























