Kosovapost.net
  • LAJME
    • Të gjitha
    • KOMUNË
    • KOSOVË
    • RAJON
    • SOCIALE
    • Zgjedhjet2021
    Tensione në Kuvend, deputetët e PDK-së dhe Aleancës përplasen me të LVV-së (Video)

    Tensione në Kuvend, deputetët e PDK-së dhe Aleancës përplasen me të LVV-së (Video)

    Policia e Kosovës hedh poshtë akuzat e Listës Serbe se rrahu një serb, IPK-ja heton rastin

    Policia e Kosovës hedh poshtë akuzat e Listës Serbe se rrahu një serb, IPK-ja heton rastin

    Vendim i OSHP’së: “Rahovica” përjashtohet për 8 muaj nga prokurimet publike, tentoi ta mashtronte Komunën e Mitrovicës (DOKUMENT)

    Vendim i OSHP’së: “Rahovica” përjashtohet për 8 muaj nga prokurimet publike, tentoi ta mashtronte Komunën e Mitrovicës (DOKUMENT)

    Kurti thotë se bursat për studentë u rritën edhe në numër edhe në vlerë

    Kurti thotë se bursat për studentë u rritën edhe në numër edhe në vlerë

    Haxhiu nuk e mban konferencën për media, shkak prania e deputetëve të PDK-së

    Haxhiu nuk e mban konferencën për media, shkak prania e deputetëve të PDK-së

    Banorët ankohen për gjendjen e rrugës “Stokholmi” në Prishtinë, kërkojnë ndërhyrjen e Komunës

    Banorët ankohen për gjendjen e rrugës “Stokholmi” në Prishtinë, kërkojnë ndërhyrjen e Komunës

    Kearns: Evropa t’i “luftojë” lidhjet Serbi – Rusi – Kinë, Britania qëndron përkrah Kosovës

    Kearns: Evropa t’i “luftojë” lidhjet Serbi – Rusi – Kinë, Britania qëndron përkrah Kosovës

    Ambasada amerikane: Vizita e Joni Ernst theksoi rëndësinë e marrëdhënieve SHBA-Kosovë

    Ambasada amerikane: Vizita e Joni Ernst theksoi rëndësinë e marrëdhënieve SHBA-Kosovë

    Vuçiq: Scholz dhe Macron më kanë zemëruar shumë, thonë sanksionet ndaj Serbisë janë gati

    Vuçiq: Takimi Mojsiloviq – Ulutas: Biseda më e keqja deri tani

  • BOTË
  • SHËNDETËSI
  • EKONOMI
  • OP / ED
  • KULTURË
    • Të gjitha
    • Art dhe letërsi
    • Fotografia e ditës
    • Kalendari Historik
    • Kuriozitete
    Kurti: DokuFest, dëshmi e rëndësisë së kulturës së pavarur

    Kurti: DokuFest, dëshmi e rëndësisë së kulturës së pavarur

    Kurti uron Dua Lipën për “Sunny Hill”: Është bërë një nga ngjarjet kryesore kulturore të Kosovës

    Kurti uron Dua Lipën për “Sunny Hill”: Është bërë një nga ngjarjet kryesore kulturore të Kosovës

    Jeta Xharra tregon arsyen për rrezikimin e muzeut Reporting House nga Perparim Rama

    Jeta Xharra tregon arsyen për rrezikimin e muzeut Reporting House nga Perparim Rama

    Podujeva mirëpriti Festivalin Ndërkombëtar `Newborn Kosova`

    Podujeva mirëpriti Festivalin Ndërkombëtar `Newborn Kosova`

    Shakira dëshiron bashkëpunim me Dua Lipën: “Ajo është e jashtëzakonshme” (VIDEO)

    Shakira dëshiron bashkëpunim me Dua Lipën: “Ajo është e jashtëzakonshme” (VIDEO)

    Kurti viziton Panairin e Librit “Prishtina 2026”

    Kurti viziton Panairin e Librit “Prishtina 2026”

    Një maratonë 3-ditore dashurie/ Dua Lipa do të martohet në rrënojat antike të Palermos

    Një maratonë 3-ditore dashurie/ Dua Lipa do të martohet në rrënojat antike të Palermos

    Diaspora shqiptare sot dhe fryma e gjallë romantike

    Diaspora shqiptare sot dhe fryma e gjallë romantike

    Kosova merr çmimin kryesor “Grand Prix” në Spanjë

    Kosova merr çmimin kryesor “Grand Prix” në Spanjë

    Këta janë fituesit e Oscars 2026

    Këta janë fituesit e Oscars 2026

    Ontologjia e lidhjes: Filozofia e duasë si dialog me të Përjetshmin

    Ontologjia e lidhjes: Filozofia e duasë si dialog me të Përjetshmin

    Trump e quan Robert De Niron ‘të sëmurë dhe me demencë’, pas deklaratave të aktorit për bojkotim ndaj presidentit amerikan

    Trump e quan Robert De Niron ‘të sëmurë dhe me demencë’, pas deklaratave të aktorit për bojkotim ndaj presidentit amerikan

  • SPORT
  • TEMA E DITËS
  • VIDEO
  • AUTO/TECH
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet

Kriza identitare shqiptare!

09 Qershor 2023, 14:58
në OP / ED
Kriza identitare shqiptare!
Share on FacebookShare on Twitter

Shkruan: Justinian Topulli

Duke parë se çfarë ndodh sot në Kosovë, në Himarë, në jug të Shqipërisë, por edhe në përgjithësi mes bashkëkombësve tanë, nuk mundet të mos reflektosh dhe përsiatësh mbi rrënjët e krizës së identitetit kombëtar të shqiptarëve.

Në procesin e formimit të kombësive dhe shteteve kombëtare, etnitë fqinje të shqiptarëve, siç janë grekët, serbët, malazezët, rumunët dhe bullgarët, përdorën fenë si tharmin kryesor ngjizës së nacionalizmit të tyre, fakt historik ky, tashmë i mirënjohur. Për pasojë, identiteti fetar tek ata, prodhoi jo vetëm shtete kombëtare, por edhe një ndjenjë të lartë nacionaliste dhe uniteti të fortë brenda radhëve, duke unifikuar kështu aspiratat dhe vizionet e tyre kombëtare. Dhe kjo, për shkak se feja dhe kombi për ta, nuk ishte vetëm identitet etnik e material i kësaj bote, por edhe shpirtëror i përtejmë, ishte kauza e tyre hyjnore dhe misioni që ata paramenduan se Zoti u kishte caktuar në histori.

Edhe pse sot, feja ndoshta nuk ka më atë ndikim dhe hapësirë si dikur, ajo vazhdon të ruajë forcën e tharmit të dikurshëm të këtyre kombeve dhe njëshmërinë e aspiratave të tyre kombëtare, të ngritur pse jo, edhe mbi legjenda apo trille historike.

Ndërkohë, elitat shqiptare, siç na rrëfejnë historianët, vepruan krejt ndryshe, duke vendosur si tharm të nacionalizmit të tyre, vetëm gjuhën dhe etninë, e duke u mjaftuar kështu, jo vetëm me më pak elemente identitare sesa popujt e tjerë, por duke e varfëruar atë nga elementi shpirtëror dhe hyjnor, të cilin kombet e tjera fqinje e kishin me bollëk.

Arsyet dhe shkaqet, siç na rrëfehen, ishin pragmatiste politike, sepse shqiptarët nuk ishin të gjithë të një feje dhe se feja e shumicës së shqiptarëve ishte e njëjtë me atë të dovletit osman, nga i cili ata donin të shkëputeshim, për të formuar shtetin dhe kombin shqiptar.

Ndërkohë, e vërteta është se shqiptarët nuk ishin të vetmit që kishin më shumë se një fe në radhët e tyre, të njëjtën situatë kishin edhe bullgarët, grekët, serbët, malazezët etj. Po kështu, shqiptarët nuk ishin të vetmit që ishin me shumicë në fenë e osmanëve, të tillë ishin edhe boshnjakët, kështu që teza e thatë e pragmatizmit politik kombëtar, e mospërdorimit të fesë si tharm ngjizës së kombit dhe shtetit shqiptar është e mangët.

Ndërkohë, një lexim dhe perceptim më i thellë i historisë, shpesh duke lexuar edhe mes rreshtave, por edhe ato, që për arsye përsëri politike, ideologjike dhe fetare nuk thuhen, ose lihen mënjanë, na nxjerr në pah një të vërtetë paksa më të ndryshme, që thotë se themeluesit e nacionalizmit shqiptar ishin të përçarë mes tyre, dhe nuk kishin një vizion unik kombëtar, por edhe fitimtarët mes tyre, fenë e shumicës së shqiptarëve, Islamin, nuk donin kurrsesi ta vendosnin në themel të kombit dhe shtetit shqiptar. Dhe kjo, nuk buronte vetëm nga arsyeja e thatë politike e shmangies së përçarjes mes shqiptarëve muslimanë dhe atyre të krishterë, siç thuhet shpesh, por edhe nga mungesa e dëshirës, apo antipatia për të pasur Islamin si identitetin fetar të shqiptarëve.

Përnjëmend, shumë prej etërve të kombit shqiptar, ata me origjinë muslimane, nuk ishin ateistë dhe as anti-fetarë, por është më se e vërtetë, që ata nuk e kishin fenë islame në qendër të identitetit të tyre personal, dhe kjo, për shkak se nacionalizmi i tyre u ndikua jo pak nga influenca e nacionalizmit grek ortodoks, e në ndonjë rast edhe ai katolik, çka minimalisht bëri që tek ata, identiteti islam të ishte gjë e dorës së dytë apo të tretë, për të mos folur pastaj për disa, të cilët ndonjëherë edhe haptazi apo tërthorazi, janë shprehur se shqiptarët muslimanë duhet të konvertohen në fenë e të parëve.

Sigurisht që nuk përjashtohen në këtë rast, edhe idetë iluministe evropiane afetare, por gjithsesi, ato përçoheshin pikërisht përmes ideve, të cilat përjashtonin Islamin si pjesë të identitetit fetar, ndërkohë që Krishterimi ishte pjesë e pandarë e tyre. Mjafton këtu të japim si shembull ilustrues gjimnazin grek ortodoks Zosimea të Janinës, në të cilin studiuan, u edukuan dhe u formuan me dhjetëra shqiptarë, mes tyre edhe muslimanë, e që më pas, një pjesë e mirë e tyre do të ishin krerët e nacionalizmit shqiptar, që do të merrnin pjesë në formimin e kulturës dhe ndërtimin e shtetit shqiptar, të tillë si vëllezërit Frashëri, Abdyli, Naimi e Samiu, Ismail Qemali, Hodo Sokoli, Elmaz Boçe, Sali Nivica, Sulejman Delvina, Qazim Mulleti, Mustafa Kruja, Myfit Libohova, Eqerem Libohova, Turhan Përmeti, Ali Asllani, Zihni Sako etj.

Një rol, edhe pse më të kufizuar, ka luajtur edhe kolegji Saverian katolik i Shkodrës, në të cilin kanë mësuar Faik Konica, Tahir Dizdari, Arshi Pipa etj.

Nëse do të bëhej një pasqyrim më i detajuar në këtë drejtim, do të dilnin në pah fakte të shumta, të cilat do të hedhin dritë dhe do të bëjnë të qartë, se mos vendosja e Islamit si pjesë e identitetit kombëtar të shqiptarëve, ka qenë e qëllimshme dhe nuk ka buruar vetëm nga pragmatizmi politik për të mos krijuar përçarje mes shqiptarëve, apo për t’u shkëputur më lehtë nga osmanët, siç thotë gjerësisht historiografia jonë shtetërore dhe kombëtare, por edhe për arsye të thella fetare.

Antipatia ndaj Islamit duket shumë më qartë tek brezi pasardhës i kësaj elite kombëtare, mes tyre edhe komunistët, të cilët me projektin e tyre anti-fetar, dëmtuan mbi të gjitha dhe më së shumti vetëdijen historike dhe identitare islame të shqiptarëve. Ndaj dhe sot kemi një elitë dhe një pjesë të madhe të popullsisë me origjinë muslimane, e cila nuk e honeps dot identitetin islam të shqiptarëve dhe bën çmos ta fshehë, dobësojë, injorojë dhe anatemojë atë, duke e sulmuar drejtpërdrejt ose tërthorazi, përmes sulmit agresiv dhe nihilist ndaj periudhës osmane islame.

Çuditërisht, osmanët dhe turqit vazhdojnë të ngelen për këta njerëz, si mynxyra, e liga dhe rreziku më i madh kombëtar i shqiptarëve, por ndërkohë, arsyeja e vetme dhe burimi kryesor i kësaj urrejtjeje fetare, e ka origjinën pikërisht nga ata, që nuk janë muslimanë, madje një pjesë as shqiptarë, dhe që e hodhën këtë farë mes shqiptarëve, që në fillimet e vetëdijes nacionaliste.

Dhe cila është pasoja që shqiptarët korrën?

Një shtet dhe komb gjysmak, me një identitet të brishtë kombëtar, që shpesh kërkon rrënjë dhe origjina qesharake, që i trembet Islamit si djalli temjanit, që i mungon një vizion i përbashkët dhe i qëndrueshëm kombëtar, që i lëpihet të huajve dhe pret pëlqimin e tyre, edhe kur preken interesat më të mëdha të këtij kombi, siç është ai territorial.

Serbët dhe grekët, edhe sot e kësaj dite e mbrojnë kombin dhe shtetin e tyre, duke i identifikuar ato me fenë, madje duke luftuar edhe sot kundra armikut imagjinar turk musliman dhe shqiptar musliman.

Por ndërkohë, shqiptarët, çfarë feje dhe kombi mbrojnë duke luftuar?

Shqiptarinë, fenë fantazmë të shqiptarëve, apo territoret mitike të pellazgëve?!

Jo, elitat shqiptare edhe sot luftojnë kundra turkut musliman dhe shqiptarit musliman! Pra, kundra vetes!

Muslimanët shqiptarë janë ata që kanë paguar më shtrenjtë se të tjerët, në dëm të identitetit të tyre fetar, edhe pse janë shumicë dërrmuese, duke sjellë për pasojë edhe një dëm të madh ndaj vetë identitetit të tyre kombëtar dhe shtetëror.

Ndërkohë, serbët dhe grekët janë patriotë dhe nacionalistë, ashtu siç ua ka ënda dhe interesi i tyre, dhe nuk duan t’ia dinë për të tjerët, as në lindje dhe as në perëndim, ndaj dhe janë kaq të qëndrueshëm dhe të unifikuar në nacionalizmin dhe aspiratat e tyre kombëtare dhe shtetërore, ndërsa shqiptarët, përkundrazi, urrejnë vetveten duke urryer Islamin dhe duan vetëm t’iu pëlqejnë të tjerëve, me shpresën irracionale se ata që i ndanë dhe i copëtuan shqiptarët dikur, ndoshta një ditë do të denjojnë të zhbëjnë mëkatin e tyre të djeshëm!

O shqiptarë!

Së pari, kombi dhe atdheu ynë është si gjithë të tjerët, ndaj dhe ai nuk mund të ruhet dhe zhvillohet pa pasur një vetëdije të qartë kombëtare dhe fetare, dhe falë Zotit, shumica jonë i përkasim Islamit, fesë përfundimtare të Zotit, ndaj nuk mund të shkelim mbi të, sepse përdhosim vetveten dhe të vërtetën e Zotit.

Së dyti, të jeni të bindur që jo vetëm fqinjët, por askush nga ata që ne presim shpëtim, nuk na duan ne më shumë, sesa duan fqinjët tanë. Jemi ne, ata që duhet ta duam më shumë vetveten dhe identitetin e trashëgiminë tonë fetare islame dhe jo ta urrejmë, apo të ndjehemi në faj për të.

Së treti, me shqiptarët jomuslimanë ne na bashkon vëllazëria e gjakut, e kombit dhe e gjuhës, ndaj dhe ne nuk ua kemi mohuar kurrë ekzistencën dhe bashkëjetesën paqësore, dhe as kemi për ta bërë këtë në të ardhmen, por pakicat nuk munden kurrsesi të diktojnë identitetin fetar, kulturor dhe kombëtar të shumicës së shqiptarëve, ashtu siç pakicat fetare nuk e kanë imponuar identitetin e tyre fetar në shtetet fqinje dhe kudo tjetër.

Nuk mund të jenë gjithmonë shqiptarët muslimanë, ata që sakrifikojnë dhe shkelin në dëm të identitetit të tyre fetar, sepse kjo është vetëvrasje ndaj vetë kombit të shqiptarëve, i cili nuk do të krijohej dhe ekzistonte, nëse shqiptarët nuk do të kishin qenë me shumicë muslimane. Sigurisht, që e njëjta gjë vlen edhe për të ardhmen.

ShpërndajeTweet

Të ngjajshme

Tensione në Kuvend, deputetët e PDK-së dhe Aleancës përplasen me të LVV-së (Video)

Tensione në Kuvend, deputetët e PDK-së dhe Aleancës përplasen me të LVV-së (Video)

5 minuta më parë
Policia e Kosovës hedh poshtë akuzat e Listës Serbe se rrahu një serb, IPK-ja heton rastin

Policia e Kosovës hedh poshtë akuzat e Listës Serbe se rrahu një serb, IPK-ja heton rastin

9 minuta më parë
Vendim i OSHP’së: “Rahovica” përjashtohet për 8 muaj nga prokurimet publike, tentoi ta mashtronte Komunën e Mitrovicës (DOKUMENT)

Vendim i OSHP’së: “Rahovica” përjashtohet për 8 muaj nga prokurimet publike, tentoi ta mashtronte Komunën e Mitrovicës (DOKUMENT)

19 minuta më parë
Kurti thotë se bursat për studentë u rritën edhe në numër edhe në vlerë

Kurti thotë se bursat për studentë u rritën edhe në numër edhe në vlerë

36 minuta më parë
AlbanianBosnianEnglishGermanTurkish

IMPRESUM

Kosova Post është Agjenci e Lajmeve me seli në Prishtinë. Është themeluar në vitin 2016, duke pasur për mision informimin e drejtë e të paanshëm.

Për rrjedhojë, prej vitesh, Kosova Post, është shndërruar në një dritare të besueshme, nëpërmjet së cilës informohen qytetarët.

Zhvillimet politike në vend, rajon e botë, janë në fokusin kryesor të agjencisë. Por nuk anashkalohen as fushat e tjera si: kultura, ekonomia, sporti, shëndetësia, shkenca, teknologjia informative etj.

Emancipimi i masës, nëpërmjet ngritjes së vetëdijes, sipas politikave redaksionale, arrihet vetëm duke mos i konsideruar lexuesit dhe ndjekësit e agjencisë, si masë klikuesish. Kjo ka qenë dhe ka mbetur premisa themelore e politikave të redaksisë.

@Copyright

© Shkrimet e publikuara në këtë platformë, janë prodhime të Kosova Post (ose të mediumeve me të cilat bashkëpunon).

Kushtet e përdorimit të artikujve të publikuar në uebin e agjencisë, si dhe faqet zyrtare në rrjetet sociale, mund të diskutohen me palët e interesuara.

(Për më shumë shihni rubrikën e kontaktit)

KONTAKTI

kosovapost.net

[email protected]

[email protected]

+ 383 49 890 321

Adresa:

Kosovë/ Prishtinë
Rruga: Garibaldi;
‘Hotel Grand’;
Kati II
Zyra nr. 13

© 2023 KosovaPost.net - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
  • LAJME
  • BOTË
  • SHËNDETËSI
  • EKONOMI
  • OP / ED
  • KULTURË
  • SPORT
  • TEMA E DITËS
  • VIDEO
  • AUTO/TECH