Krizë pengjesh në stacionin qendror të trenit në Këln

Krizë pengjesh në stacionin qendror të trenit në Këln

Policia gjermane ka evakuuar dhe vendosur kordon në stacionin qendror të trenave në qytetin e Këlnit pasi janë dëgjuar të shtëna me armë, transmeton AA, përcjell Kosova Post.

Policia e Këlnit njoftoi në median sociale se në sheshin Breslauer ka ndodhur një incident pengmarrjeje.

Derisa stacioni është zbrazur, nga qytetarët është kërkuar që të qëndrojnë larg nga vendi i ngjarjes.

Më tej, në njoftimin e policisë theksohet se në vijim do të jepen informacione më të detajuara.

Ndërkohë, në lajmet e mediave lokale theksohet se kriza e pengjeve ka filluar në një barnatore në stacion në orët e drekës.

Pas incidentit janë anuluar të gjitha linjat hekurudhore, ndërsa stacioni është zbrazur dhe policia ka vendosur kordon sigurie.

Disa media lokale, duke u bazuar në deklarata të dëshmitarëve okularë, raportuan se një numër i madh të policëve kanë zhvilluar një operacion në stacionin hekurudhor.