Derisa Joe Biden zotohet se do t’i japë fund “luftërave përgjithmonë” të SHBA, kryeministri i Kosovës diskuton nëse një tërheqje e trupave është e mundur, transmeton KosovaPost.
Pas dekadave të tensioneve dhe luftës, Kosova shpalli pavarësinë nga Serbia në 2008. Masa u njoh pjesërisht nga bashkësia ndërkombëtare, me Shtetet e Bashkuara dhe shumicën e vendeve evropiane si aleatë.
Forcat paqeruajtëse të drejtuara nga NATO kanë ndihmuar në garantimin e sigurisë së rajonit, por një problem diplomatik mbetet me Serbinë dhe me atë që shumëkush do ta konsideronte si superfuqia e rajonit, Rusia.
Meqë disponimi aktual në Uashington është shmangia e ndërhyrjeve ushtarake në të gjithë botën, a ka frikë Prishtina se trupat amerikane një ditë do të tërhiqen nga Kosova? U deklarua Kryeministri i Kosovës Albin Kurti për Al Jazeera.