Kryeministri i Republikës së Kosovës Albin Kurti, mbrëmë ka marrë pjesë në hapjen e Forumit “Invest in Prizren”, raporton Kosova Post.
Në një fjalë rasti, ai ndër të tjera shprehu rëndësinë e partneritetit të institucioneve vendore me bizneset.
“Qeveria jonë është partnere dhe aleate me bizneset që punojnë ndershëm dhe respektojnë ligjet” – tha ndër të tjera Kryeministri Kurti.
Forumi “Invest in Prizren” është hapur me qëllim të tërheqjes sa më të madhe të investitorëve në këtë qytet turistik, ndërsa pritet të zgjatë disa ditë./KosovaPost/