Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, vaksinuar sot me vaksinën kundër koronavirusit, që shënon edhe fillimin e vaksinimit në Kosovë.
Vaksinimi i Kurtit është bërë në sallën “1 Tetori” në Prishtinë, aty ku edhe do të vazhdohet me vaksinime të tjera.
Kryeministri Kurti është ndër të parët që merr vaksinën kundër koronavirusit, ani pse ai para disa kohësh ishte shëruar nga COVID-19.
Vaksinimi i kryeministrit Kurti u bë sot , menjëherë pasi mbëmë Kosova ka pranuar kontigjentin e parë prej 24 mijë vaksinash nga AstraZeneca, të financuara nga UNICEF-i.
Ndryshe, vaksinimi i kryeministrit Kurti, shënon edhe fillimin e vaksinimit në Kosovë, ndërsa të parët do të vaksionohen mjekët e Klinikës Infektive për të vazhduar edhe me personelin tjetër shëndetësor në të gjitha klinikat e QKUK-së.