Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është deklaruar pasi ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov deklaroi ditë më parë se qytetarë të Kosovës kanë shkuar të luftojnë në Donbas të Ukrainës.
Kurti në një intervistë të dhënë së fundi për SkyNews demantoi ministrin rus duke thënë se nuk ka asnjë qytetarë të Kosovës i cili ka shkuar të luftojë në Donbas.
“Ai, Sergei Lavrov dëshiron që ta destabilizojë Ballkanin Perëndimor dhe kjo është pse ai thotë gjëra të pavërteta. Nuk është asnjë qytetar që ka shkuar të luftojë në Donbas, e cila është aneksuar nga Rusia së bashku me Krimenë. Le të mos harrojmë që presidenti Vladimir Putin ka ardhur në pushtet dy muaj pas çlirimit të Kosovës, ku ai kishte aneksuar Abkhazinë, Osetinë Jugore dhe Gjeorgjinë, në të njëjtin vit kur ne e shpallëm pavarësinë më 17 shkurt 2008”, tha Kurti për SkyNews.
Kryeministri Kurti tha poashtu se presidenti rus dikur e pati përmendur Kosovën një herë në vit, kurse tani e përmend thuajse çdo javë.
“Ai thjeshtë e urren NATO-n dhe Perëndimin. Putini luftën hibride dëshiron ta shndërroj në luftë. Qendra e Sputnikut është në Beograd për vendet e Ballkanit. Kjo është pse NATO dhe BE duhet të përfshihet më shumë Ballkanin Perëndimor”, u shpreh ndër të tjera, Kurti./FrontOnline