Kryeministri Albin Kurti, ka udhëtuar sot në Gjemani, ndërsa me të arritur atje, ka nisur aktivitetet e tij në kuadër të Konferencës së Mynihut, transmeton Kosova Post.
Sipas asaj që ka shkruar kryeministri Kurti në Twiter, ai fillimisht është takuar me Komisionierin për Bugjet dhe Administrim Johannes Hahn me të cilin ka biseduar për mundësitë e financimit për Kosovën.
Tutje ka shkruar Kurti se integrimi evropian lidhet me vlerat e BE-së dhe se me performancën e Kosovës në Rend dhe Ligj duhet të pranojë më shumë fonde nga BE-ja.
“Integrimi në BE ka të bëjë me reforma që lidhen me vlerat e BE-së. Me ekonomi të mirë. Me indikatorët për ekonomi të mirë dhe performancë në sundimin e ligjit ne duhet të marrim më shumë fonde nga BE-ja. I kërkova Komisionerit për buxhet dhe administratë Johannes Hahn për më shumë mbështetje për arsimin dhe punësimin e të rinjve tanë”, ka shkruar Kurti.
EU integration is about reforms linked to EU values. W/ 🇽🇰 good econ. indicators & performance in rule of law we must receive more funds from the EU. I asked @JHahnEU, 🇪🇺commissioner for budget & administration for more support for education & employment of our youth.#MSC2022 pic.twitter.com/nzFOjqbHTx
— Albin Kurti (@albinkurti) February 18, 2022