Kryeministri Albin Kurti ka shprehur ngushëllime për viktimat nga përmbytjet në Spanjë, ku thekson se “mendimet tona janë me qeverinë spanjolle dhe popullin e Spanjës ndërsa përballen me përmbytjet vdekjeprurëse dhe shkatërruese”.
“Kosova u dërgon ngushëllime familjeve të viktimave të shumta dhe solidarizohet me komunitetet e prekura, si dhe me reaguesit e emergjencës në përpjekjet e tyre të palodhura për të ndihmuar”, ka shkruar kryeministri Kurti në X.