Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, gjatë ditës së sotme priti në takim ambasadorin e shtetit të Bullgarisë, Hristo Gudjev, përcjell Kosova Post.
Ambasadori Gudjev e uroi Kryeministrin Kurti për marrjen e detyrës së re, atë të parit të Qeverisë dhe njëherit i uroi suksese të mëtutjeshme.
Gjatë takimit, thuhet në njoftim se Kurti mori mbështetje nga shteti bullgar për idetë progresive të qeverisë së re, e me theks të veçantë në atë të arsimit.