Kosovapost.net
  • LAJME
    • Të gjitha
    • KOMUNË
    • KOSOVË
    • RAJON
    • SOCIALE
    • Zgjedhjet2021
    Jo luftës, liri Palestinës!

    Jo luftës, liri Palestinës!

    Rama: S’kam dashur kurrë të ndërhyj në politikën e Kosovës

    Ademi takohet me Konjufcën, flasin për ndeshjen Sllovaki-Kosovë

    Shefi i OKB-së: Muslimanët përballen me diskriminim, kërkohen veprime kundër islamofobisë

    Orav pritet të marrë detyrë të re në Turqi, i vlerësohet puna në Kosovë

    Shqipëria i kërkon Maqedonisë së Veriut zbatim të ligjit për gjuhën shqipe

    Presidentja: Vuçiqi është kopje e Putinit

    Osmani: Jemi krenarë për këtë arritje të madhe të Luanës

    Bllokada në Kuvend rrezikon fatin e marrëveshjeve ndërkombëtare 121-milionëshe

    Luana Bajrami shkëlqen në Oscars, “Two People Exchanging Saliva” fiton çmimin për filmin më të mirë të shkurtër

  • BOTË
  • SHËNDETËSI
  • EKONOMI
  • OP / ED
  • KULTURË
    • Të gjitha
    • Art dhe letërsi
    • Fotografia e ditës
    • Kalendari Historik
    • Kuriozitete
    Këta janë fituesit e Oscars 2026

    Këta janë fituesit e Oscars 2026

    Ontologjia e lidhjes: Filozofia e duasë si dialog me të Përjetshmin

    Trump e quan Robert De Niron ‘të sëmurë dhe me demencë’, pas deklaratave të aktorit për bojkotim ndaj presidentit amerikan

    Filharmonia e Kosovës për herë të parë me koncert në Vjenë, Austri

    Time Out: Vizitoni Shqipërinë për një përvojë të pasur turistike me kosto të ulët

    Rita Ora, protagoniste e himnit zyrtar të “Open Masters Games Abu Dhabi

    Steven Spielberg fiton Grammy-n e parë me “Music by John Williams”

    Istanbul Experimental Weekend vjen në Kosovë

    Qosja mallëngjehet për Kadarenë: Ishim miq, mospajtimet s’sishin personale, sikur ta ngrinim një dolli së bashku…

    Shkrimtarit më të madh shqiptar

    Shkrimtarit më të madh shqiptar

    Shfaqja nga Kosova në mesin e më të mirave të vitit 2025 nga SEEstage

    Udhëtimi i natës dhe kufiri i të qenurit: Israja dhe Miraxhi

  • SPORT
  • TEMA E DITËS
  • VIDEO
  • AUTO/TECH
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet

Kryeministri Kurti mori pjesë në konferencën për Ekonominë Kreative të organizuar nga MKRS

10 Dhjetor 2024, 14:44
në Kryesore, Lajme
Kryeministri Kurti mori pjesë në konferencën për Ekonominë Kreative të organizuar nga MKRS
Share on FacebookShare on Twitter

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mori sot pjesë dhe bëri hapjen e konferencës për Ekonominë Kreative, me titull “Perspektiva në ndryshim: krijuesit në krye të ndryshimit ekonomik”, organizuar nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

Kjo konferencë që trajton ekonominë kreative, po merr vëmendje institucionale çdo ditë e më shumë. Edhe pse si term shumë i ri, ky koncept ka një kohë që vërteton me shifra shumë serioze, që talenti krijues ndikon shumë në zhvillimin dhe ngritjen e ekonomisë, tha kryeministri.

“Sipas hulumtimeve të UNESCO-s (Organizata e Kombeve të Bashkuara për Edukim, Shkencë dhe Kulturë), sektori i industrive kreative në ekonominë globale në vit, ka vlerë prej rreth 4.3 trilionë dollarësh. Në vit, gjenerohen rreth 30 milionë vende punë anembanë botës, duke punësuar grupmoshat 15 deri në 29 vjeç, më së shumti se cilido sektor tjetër. Kurse, sipas UNCTAD (Organizata e Kombeve të bashkuara për Tregti dhe Zhvillim), eksporti i shërbimeve kreative ka arritur shifrën e 1.4 trilionë dollarë në vitin 2022, duke shënuar ngritje prej 29% nga viti 2017. Në anën tjetër, eksporti i produkteve kreative ka arritur 713 miliardë, duke shënuar kësisoj ngritje prej 19%”, deklaroi kryeministri.

Në Kosovë, Industria Kreative kontribuon me 2.35% në Bruto Produktit Vendor të Kosovës dhe punëson 18,920 persona, që përbën 5.2% të të gjithë fuqisë punëtore. Ky sektor është sektori i nëntë më i madh për nga punësimi. Në përgjithësi, kjo industri ndahet në industri kreative bazë dhe sektorë të varur ose periferikë. Industritë bazë përfshijnë marketingun, arkitekturën, tregun e artit dhe antikuarëve, artizanatin, dizajnin, modën, filmin, softuerët, interaktivë të argëtimit, muzikën, artet skenike, publikimin, softuerët dhe lojërat kompjuterike, televizionin dhe radion. Sektorët periferikë lidhen me industritë kreative bazë dhe përfshijnë industri më tradicionale si prodhimi, shitja, pajisjet dhe instrumentet, elektronika, etj.

Kryeministri tha se Qeveria e Republikës së Kosovës po ndjek trendet e shteteve të zhvilluara, që kanë hartuar e adaptuar politika zhvillimore për ekonominë kreative, duke u siguruar që të krijohet hapësira dhe kushtet e nevojshme për zhvillim sa më të hovshëm të ekonomisë kreative.

“Aktualisht, është duke u hartuar strategjia për ekonominë kreative me një përfshirje të gjerë të institucioneve tona publike, natyrisht Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, pastaj Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Ministria e Planifikimit Hapësinor, Mjedisit dhe Infrastrukturës, Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, e pastaj me Zyrën për Planifikim Strategjik përbrenda Kryeministrisë, Agjencia e Statistikave të Kosovës dhe Asociacionin e Komunave të Kosovës. Kjo ndërmarrje mbështetet nga UNDP (Programi për Zhvillim i Kombeve të Bashkuara), nga British Council (Këshilli Britanik) dhe nga Universiteti i Lundit, me financim nga Ambasada e Luksemburgut dhe Ambasada Suedeze, e të gjitha këto i falënderojmë për partneritetin dhe bashkëpunimin e dëshmuar deri më tani” shtoi ai.

Ky sektor shihet si një shtyllë e rëndësishme e Strategjisë së Specializimit të Mençur të Kosovës, e cila po zhvillohet nga Zyra e Kryeministrit..

Në përmbyllje të fjalës së tij, kryeministri i falënderoi të gjithë panelistët pjesëmarrës sot, së bashku me moderatorët dhe uroi që përveç ndarjes së përvojave të mira, sot të flitet e të diskutohet përmbajtësisht edhe për rrugën që duhet ta shtrojmë para nesh në raport me sfidat dhe problematikat, ashtu që të krijojmë një ambient sa më mundësues e inkurajues e inspirues për zhvillimin e mëtutjeshëm të ekonomisë sonë të përbashkët kreative. Si folës në hapje të konferencës morën pjesë dhe Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar, Jonathan Hargreaves, Ambasadori i Dukatit të Madh të Luksemburgut, Eric Dietz dhe Kryesuesi i Këshillit Global për Ekonominë Kreative dhe Ambasadori i Kryetarit të Londrës për Ekonomi Kreative, John Newbigin.

Konferenca gjithëditore “Perspektiva në Ndryshim: Krijuesit në Krye të Ndryshimit Ekonomik” synon të zgjerojë dialogun mbi mundësitë dhe sfidat kryesore të zhvillimit të sektorit kreativ në Kosovë, si dhe të ndajë përvoja dhe ide për krijimin e një mjedisi që nxit bashkëpunimin, inovacionin dhe rritjen e qëndrueshme në industrinë kreative. Audienca e synuar për konferencën përfshin profesionistë dhe sipërmarrës krijues nga marketingu, dizajni dhe arkitektura, artizanati, moda, letërsia, kinematografia, industria e lojërave, artet vizuale dhe skenike, publikimi, televizioni dhe radioja. Gjithashtu, konferenca synon shoqatat e biznesit, OJQ-të, organizatat ndërkombëtare, studiuesit dhe entuziastët e rinj. Konferenca do të organizohet rreth tri tematikave kryesore: Ngritja e profilit ndërkombëtar të Kosovës; Fuqizimi i produkteve dhe shërbimeve kreative në Kosovë dhe Roli i qeverive në zhvillimin e një ekonomie kreative të qëndrueshme./Kosova Post/

Etiketat: albin kurtiEkonomia KreativeKonferencaMKRS
ShpërndajeTweet

Të ngjajshme

A mund t’ju befasojë Kurti sot duke iu propozuar? Limaj: Marrëveshjet politike ndërtohen ndryshe, kam pirë kafe me Glaukun

10 muaj më parë
Kurti: Bizneset kanë pasur kohë të përgatiten për tregun e lirë energjetik

‘Defender Europe 2025`, Kurti: Dëshmi e besimit në institucioneve tona

10 muaj më parë
Kurti: Bizneset kanë pasur kohë të përgatiten për tregun e lirë energjetik

Kurti: Bizneset kanë pasur kohë të përgatiten për tregun e lirë energjetik

10 muaj më parë
Nisi “Java e Albanologjisë”, marrin pjesë 107 studiues

AlbanianBosnianEnglishGermanTurkish

IMPRESUM

Kosova Post është Agjenci e Lajmeve me seli në Prishtinë. Është themeluar në vitin 2016, duke pasur për mision informimin e drejtë e të paanshëm.

Për rrjedhojë, prej vitesh, Kosova Post, është shndërruar në një dritare të besueshme, nëpërmjet së cilës informohen qytetarët.

Zhvillimet politike në vend, rajon e botë, janë në fokusin kryesor të agjencisë. Por nuk anashkalohen as fushat e tjera si: kultura, ekonomia, sporti, shëndetësia, shkenca, teknologjia informative etj.

Emancipimi i masës, nëpërmjet ngritjes së vetëdijes, sipas politikave redaksionale, arrihet vetëm duke mos i konsideruar lexuesit dhe ndjekësit e agjencisë, si masë klikuesish. Kjo ka qenë dhe ka mbetur premisa themelore e politikave të redaksisë.

@Copyright

© Shkrimet e publikuara në këtë platformë, janë prodhime të Kosova Post (ose të mediumeve me të cilat bashkëpunon).

Kushtet e përdorimit të artikujve të publikuar në uebin e agjencisë, si dhe faqet zyrtare në rrjetet sociale, mund të diskutohen me palët e interesuara.

(Për më shumë shihni rubrikën e kontaktit)

KONTAKTI

kosovapost.net

[email protected]

[email protected]

+ 383 49 890 321

Adresa:

Kosovë/ Prishtinë
Rruga: Garibaldi;
‘Hotel Grand’;
Kati II
Zyra nr. 13

© 2023 KosovaPost.net - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
  • LAJME
  • BOTË
  • SHËNDETËSI
  • EKONOMI
  • OP / ED
  • KULTURË
  • SPORT
  • TEMA E DITËS
  • VIDEO
  • AUTO/TECH