Kryeministri Albin Kurti ka njoftuar për vendimet që janë marrë në mbledhjen e së premtes të Qeverisë së Kosovës.
Kurti fillimisht bën të ditur miratimin e vendimit për rritjen e pensioneve, gjithashtu edhe për ndarjen e 200 mijë eurove për Olimpiadën Evropiane të Vajzave në Matematikë (EGMO) 2025, të organizuar nga Shoqata e Matematikanëve të Kosovë.
Vendim tjetër që mori qeveria, tregon kryeministri ishte edhe ai për ndarjen e 200 mijë eurove për ofrimin e ndihmës për rimëkëmbje nga fatkeqësia natyrore dhe vërshimet e ndodhura në Bosnje dhe Hercegovinë.