Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka reaguar pas vdekjes së mikes së madhe të shqiptarëve, Madeleine Albright, sot në moshën 84-vjeçare, transmeton KosovaPost.
Kurti e ka quajtur ish-sekretaren Albright mike të Kosovës deri në fund.
“Me pikëllim mora lajmin për vdekjen e Madeline Albright, një grua e shquar me moral të pa kompromis për Shtetet e Bashkuara, një mike e Kosovës deri në fund dhe një partnere me të gjithë ata që ndoqën paqen, lirinë dhe demokracinë”.
“Do të na mungosh, zonja sekretare”, ka shkruar tutje Kurti.
Ndryshe, ish-sekretarja amerikane e Shtetit, Madeleine Albright, ka vdekur të mërkurën (sot), në moshën 84-vjeçare. Ajo vdiq nga kanceri, u bë e ditur në një njoftim të publikuar në llogarinë e Albright në Twitter.
Ajo ishte gruaja e parë e zgjedhur në këtë post. Albright ishte sekretare në kohën kur u zhvillua lufta në Kosovë.
Saddened to hear of the passing of Madeline Albright, a remarkable woman with uncompromising morals for the United States, a friend of Kosova to the end, and a partner with all who pursued peace, freedom and democracy. We will miss you, Madam Secretary. pic.twitter.com/Dr1kYgOREv
— Albin Kurti (@albinkurti) March 23, 2022
Madeleine Albright ka vizituar dy herë Kosovën, më 2005 dhe 2019. Më 2005, mbajti një fjalim në Kuvendin e Kosovës, ndërkohë më 2019, ishte e pranishme në ngritjen e bustit në nderim të saj.