Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot bën homazhe në përkujtim të masakrave në Gllobar, Verboc, Shtuticë dhe Marinë.
Siç bëhet e ditur nga kryeministria homazhet do të fillojnë nga ora 08:30.
Ato mbahen në Gllobar, Verboc, Shtuticë dhe Marinë.
Më pas Kryeministri Kurti, do të bëj homazhe në përkujtim të vdekjes së ish-deputetit Ali Lajçi.
Kurse nga ora 12:30, Kurti do merr pjesë në ceremoninë e përfundimit të banesave si pjesë e projektit të strehimit të familjeve që kanë banuar në qendra kolektive, në Graqanicë.
Kryeministri i merr pjesë në ceremoninë shënuese për marrjen e vlerësimit të parë kreditor.
Në orën 16:00 do të mbahet Akademi Përkujtimore pë ish-deputetin Ali Lajçi e ku do të marr pjesë edhe Kurti.
Ndërkaq nga ora 17:00, kryeministri merr pjesë në ceremoninë për hyrjen në fuqi të MCC Compact.