Kryeministri spanjoll i ‘çmendur’ pas Realit

Kryeministri spanjoll i ‘çmendur’ pas Realit

Reali i Madridit ka luksin që të ketë tifoz të zjarrtë numrin një të Spanjës, kryeministrin Mariano Rajoy. E përditshmja “AS” në kuadër të 50-vjetorit ka intervistuar kryeministrin, duke qenë se jemi në prag të superpërballjes mes Real Madrid dhe PSG në Champions League. Rajoy ka komentuar edhe transferimin e Neymar në Madrid, lajm i cili sa vjen dhe bëhet më i fortë.

“Nuk do të isha i lumtur nëse Neymar do të vishte fanellën e Realit, aktualisht të gjithë flasin vetëm për treshen e sulmit por duhet thënë se e gjithë organika e Realit ështe e jashtëzakonshme. Emery ka në dispozicion lojtarë fantastikë si Di Maria, Verratti dhe Rabiot. Takimi në Champions jam i bindur që do të jetë emocionues, luajnë dy nga skuadrat me formacionet më të mira në botë”.

Më pas kryeministri spanjoll thekson se duke bërë një arsyetim të ftohtë  PSG mund të projektohej si skuadra favorite por nuk duhet harruar fakti shton ai, se Reali i Madridit është kampionia në fuqi e Europës. Lidhur me skuadrën tjetër të La Ligës që Rajoy simpatizon, pikërisht Deportivo La Coruña, kreu i shtetit spanjoll shton:

“Champions League është skena ku Reali është protagonist, aq më shumë tani që objektivat e tjerë janë ezauruar. Nuk arrij të kuptoj përse zgjodhën Seedorf si trajner, ai mbetet një ish lojtar legjendar por me një eksperiencë të kufizuar në stol. Gjithsesi, unë i uroj shumë fat dhe suksese duke shpresuar që Deportivo të mos bjerë nga kategoria. Gjithashtu mund të them se do të më pëlqente të shihja Atleticon e Madridit të ngrinte trofeun e Champions Leagues, por sigurisht jo përballë Realit të Madridit”.

You may also like

Këtë zgjidhje e do Moska për Kosovën

Për problemin e Kosovës, Moska do një zgjidhje