Dita e Mësuesit, 7 Marsi, u shënua me një akademi solemne edhe në Universitetin e Tetovës.
Prorektori i Universitetit të Tetovës, Salajdin Saliu, tha se më 7 mars vëmendja rikthehet te mësuesit dhe mësueset që ndikuan në fatin e kombit . ”Kjo vëmendje do të jetë e përhershme , sepse pa shkolla të lira dhe pa mësues të zot nuk kemi as qytetar të lirë”, tha ai.
Në këtë aktivitet kryetari i senatit të universitetit, Vullnet Ameti, ua ndau çmimin kombëtar “Fadil Sulejmani” kryeministrit Talat Xhaferi dhe artistit Ilir Shaqiri.
Kryeministri Xhaferi tha se për të është kënaqësi që në këtë ditë kaq të madhe dhe të rëndësishme për mësuesit të mund ti drejtohet atyre, pikërisht në Universitetin e Tetovës.
Ndërsa këngëtari Ilir Shaqiri tha se ndjehet me fat që i takon brezit që vuri themelet e Universitetit të Tetovës, brezit të çlirimtarëve që formësuan lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, dhe brezit që nuk rreshti udhës së dritës që e trasuan rilindasit.
Në këtë akademi morrën pjesë përfaqësues të jetës akademike dhe politike në Maqedoninë e Veriut./rtk


























