Kryesia e Kuvendit të Kosovës ka zhvilluar sot mbledhjen e radhës.
Dy mbledhjet e kaluar dështuan së zhvilluari për shkak të mungesës së kuorumit.
Por në mbledhjen e sotme është vendosur që seanca e radhës plenare të zhvillohet në javën e ardhshme.
Në këtë seancë parashihet që pikë e rendit të ditës të jetë shkarkimi i Bordit të Radio Televizionit të Kosovës.
Kjo është bërë e ditur nga shefi i GP të PDK-së, Abelard Tahiri.
Ai tha se si opozitë kanë kundërshtuar dhe do të vazhdojnë të kundërshtojnë një gjë të tillë