Kryhet një operim i rrallë në QKUK

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se për herë të parë është kryer procedura e kateterizimit në zemër te një fëmijë i moshës 14-vjeçare në Qendrën Klinike Univerisitare të Kosovës, kurse është udhëhequr nga stafi i mjekëve të QKUK-së, përcjell KosovaPost.

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se procedura është kryer nga mjekët e Klinikës së Pediatrisë, në bashkëpunim me ata të Klinikës së Kardiologjisë.

Sipas SHKSUK-së fëmja L.S. ishte diagnostikuar  me hipertension arterial të ngritur dhe është bërë ekzaminimi invaziv hemodinamik, me qëllim të zbulimit të ndonjë ngushtimi të arterieve.

“Ekzaminimi Invaziv është kryer ne sallën e Hemodinamikës të Klinikës së Kardiologjisë. Ekzaminimi është kryer vetëm nga stafi vendor i mjekëve dhe infermierëve dhe procedura ka kalur pa komplikim”. Fëmiu pas procedurës, është transferuar, në Klinikën e Pediatrisë”,  njofton SHSKUK.

 

Të ngjajshme

AlbanianBosnianEnglishGermanTurkish

Tjera nga rubrika